E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikanët në protesta kundër Nietos

Mijëra persona në Mexico City kanë dalë në një demonstratë kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u fituan nga Enrique Pena Nieto.

Demonstruesit mendojnë se rezultati i votimit nuk është i drejtë dhe akuzojnë partinë e Nietos, PRI-në, për blerje të votave. Shumë prej personave të pranishëm në marshimin e madh mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Jo më mashtrime!”

Andres Manuel Lopez Obrador, i cili u rreshtua si i dyti në zgjedhje, ka bërë të ditur se do të ndërmarrë hapa ligjorë për të kundërshtuar procesin e votimit.

“Do të vërtetoj se janë përdorur para’ të paligjshme për blerje votash”, ka deklaruar Obrador në lidhje me zgjedhjet e 1 korrikut.

Gjashtë vite më parë, pas një tjetër humbjeje në zgjedhjet presidenciale, Obrador udhëhoqi protesta që zgjatën për javë të tëra e që shkaktuan kaos në zonat kryesore të Mexico City.

Pena Nieto u konfirmua fitues të premten me 38.21 për qind të votave ndaj 31.59 për qind të Obrador.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›