E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa triumfon me Tiranën. Kriza vazhdon edhe me Hafizin

Dhe Astrit Hafizi nuk e ndreq dot "orën e prishur" të Tiranës. Turp. Kështu mund të quhet kapitullimi i katërt i Tiranës në pesë javët e para të Kampionatit 69-Kombëtar. Kampionët në fuqi dhanë një tjetër shfaqje amatore në stadiumin e Kavajës, kur humbën 3-1 me një Besë prepotente, e denjë për të rivalizuar Partizanin e ritkhyer fuqishëm. Formacioni i Silviu Dumitreskut, tashmë në vendin e dytë me vetëm dy pikë larg Partizanit, ishte në një nga ditët më të mira për të dëshmuar vlerat e një favoriti për të fituar kampionatin e parë në historinë e tij. Meksikani me pasaportë franceze Elokan shënoi në minutën e 17-të, për ta mbyllur pjesën e parë 1-0. Në fraksionin e dytë, Veliaj bëhet edhe protagonisti kryesor, kur fitoi 11-metersh në minutën e 53, të cilën e realizoi po vetë, dhe në të 82, kur prodhoi golin e tretë, me një gjysëmroveshatë. Kapiteni Devi Muka u largua me karton të kuq për proteste. Golin e flamurit për Tiranën e shënoi Klodian Duro në minutën e 88-të. Tirana me 3 pikë nga 15 të mundshmet renditet në vendin e 10-të, po aq sa Kastrioti dhe Teuta, nënkampionia e sezonit të kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›