E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie borë në Tiranë

Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit janë shoqëruar reshje bore edhe në kryeqytet.

Paraditen e sotme në Tiranë kanë rënë fjollet e para të borës për këtë vit por kryeqyteti nuk është zbardhur pasi sasia nuk ka qenë e madhe.
 

Temperaturat sot në Tiranë kanë shënuar 0-7 gradë celsius ndërsa pritet që të enjten ato të bien edhe më, duke shkaktuar ditën më të ftohtë të këtij viti. Ndërkohë zonat malore të vendit kanë mëse tre ditë që janë përfshirë nga reshjet e dëborës ku në disa zona kanë shfaqur edhe probleme.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›