Aplikuesit që plotësojnë kushtet për të përfituar bursë tek Ekonomiku
06/12/2010 Të pakënaqurit mund të ankohen për të rishikuar sërish statusin e tyre
Pas verifikimit të dokumenteve të dorëzuara, komisioni i ngritur pranë Fakultetit Ekonomik ka detajuar edhe listat e studentëve që plotësojnë kriteret për të përfituar bursë, ata që kanë shfaqur probleme në mungesë dokumentacioni, si dhe të skualifikuarit nga e drejta e trajtimit. Megjithatë, jo të gjithë studentët që bëjnë pjesë tek kategoria që përmbushin kriterin ekonomik do ta përfitojnë bursën, për arsye se numri i aplikantëve është më i lartë se numri i bursave që akordohen. Në bazë të kriterit ekonomik për frymë, do bëhet dhe ndarja e bursës ndërmjet tyre. Kandidatët që kanë shfaqur mangësi duhet të paraqiten për të marrë listën me dokumentet që u duhen për të plotësuar dosjen brenda afateve të caktuara. Po ashtu edhe të skualifikuarit kanë të drejtë të ankohen me shkrim, nëse duan që kushtet e tyre të përfitimit të rishikohen sërish.