Gilman Lika, gol për Hacettepe Lika, i aktivizuar nga trajneri Ari Han në ndeshjet ndërkombëtare të Shqipërisë kundër Arzerbajxhanit (miqësore) dhe Maltës (zyrtare), ka shënuar në kampionatin turk edhe golin e fitores 1-0 kundër Denzlisporit.

Gilman Lika, mesfushori i Hacettepe Spor shënoi një gol në fitoren 3-1 të ekipit të tij kundër Ankaraspor në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit turk. Futbollisti i Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e 65-të golin 2-1 të takimit.
Lika, i aktivizuar nga trajneri Ari Han në ndeshjet ndërkombëtare të Shqipërisë kundër Arzerbajxhanit (miqësore) dhe Maltës (zyrtare), ka shënuar në kampionatin turk edhe golin e fitores 1-0 kundër Denzlisporit.
Gjithsesi, Hacettespor renditet e fundit me 14 pikë të grumbulluara në 21 javë.
E Hene, 23 Shkurt 2009