E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri fiton me vështirësi përballë Blekburnit (video)

Mançester - Mançesteri mori një fitore të vuajtur 2-1 në përballjen me Blekburnin për javën e 26-të të Premier Ligës angleze. Me këtë fitore skuadra kryesuese ngjitet në kuotën e 62 pikëve, duke pritur e qetë ndeshjen e Liverpulit.

Mançesteri kaloi në avantazh që në minutën e 23-të me anë të Runit. Dhjetë minuta më vonë Blekburni arriti të barazonte me Roke Santa Kruzin. Ky rezultat do të vazhdonte deri në minutën e 60-të, kur Kristiano Ronaldo do të kalonte në avantazh skuadrën vendase.

Mançesteri ngjitet në kuotën e 62 pikëve. Javën e ardhshme kryesuesit do të luajnë përsëri në fushën e tyre, këtë herë përballë Portsmuthit. Blekburni mbetet ne kuotën e 23 pikëve, duke mbetur sërish në vendin e parafundit.

Në video do të jetë i shfaqur goli fantastik i Kristiano Ronaldos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›