Gingrich: Romney, kandidati më i mundshëm presidencial i republikanëve

Gingrich për herë të parë pranoi se nuk ka gjasa të mëdha në garën me Romneyn dhe se lufta me të për nominim presidencial është shumë më e vështirë se sa ka menduar që do të jetë.
"Djemtë tanë u përpoqën të garojnë me Romneyn, por u tregua se nuk e kemi kapacitetin që e ka ai, kur është në pyetje mbledhja e të hollave për fushatë", tha Gingrich.
Ai megjithatë theksoi se nuk dëshiron ta braktisë fushatën, por se do të përpiqet të ndikojë në platformën politike, që republikanët do ta miratojnë para zgjedhjeve presidenciale.
Nëse Romney e fiton nominimin, Gingrich theksoi se do ta mbështetë atë.
Në janar dukej se Gingrich, pas fitores në Karolinën Veriore, do të mundet seriozisht ta rrezikojë Romneyn, por humbjet e fundit, si dhe përforcimi i Rick Santorum si përfaqësues i rrymës konservative në parti, pothuajse në tërësi e përjashtuan Gingrichin nga gara serioze për fushatën presidenciale.