Jemen, 11 të vrarë në një bazë ushtarake

Të paktën 11 persona, përfshirë 5 ushtarë, janë vrarë pasi militantët e ndërlidhur me Al-Kaidën, e sulmuan një kazermë ushtarake në pjesën jugore të këtij vendi.
Sulmi ndodhi sot, në provincën Abyan, që është bazë e militantëve të dyshuar.
Gjithashtu u vranë edhe katër militantë të dyshuar dhe dy pjesëtarë të fiseve, që mbështesin ushtrinë.