Djali i Gadafit nuk do i dorëzohet Hagës

Seif al-Islam Gadafi, djali i ish liderit të Libisë, Muamer Gadafi, nuk do t`i dorëzohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale, thanë autoritetet në Tripoli.
Ministri i drejtësisë, Ali Ashour, tha se Seif al-Islam, do të gjykohet për korrupsion financiar, vrasje dhe dhunim nga gjyqtarët libianë.
Seif al-Islam po qëndron i burgosur në një burg sekret të kryengritësve Zintan, të cilët e zunë të gjallë djalin e Gadafit vitin e kaluar.
Gjykata Ndërkombëtare Penale thotë se ka juridiksionin për këtë rast dhe dëshiron që Tripoli ta dorëzoj Seif al Islamin.
Kjo gjykatë, me seli në Hagë, e ka refuzuar kërkesën e Libisë për shtyrjen e dorëzimit të tij.