E Diel, 1 Nëntor 2026

Gingrich i jep fund zyrtarisht fushatës presidenciale

Ai tha se zgjedhjet e nëntorit ofrojnë dy mundësi, Mit Romnin dhe Barak Obamën, “Presidentin më radikal dhe më të majtë në historinë amerikane”.

Sipas raporteve të cituara nga “BBC”-ja, Gingrich përfundon fushatën e tij me një borxh prej katër milionë dollarësh.

Gingrich hoqi dorë nga ambiciet për shtëpinë e bardhë në një kohë që skuadra e Obamës publikoi një video me akuzat që Newt i ka bërë Romnit përgjatë fushatës mes republikanëve.

Ish kreu i Dhomës së Përfaqësuesve gjatë një fjalimi para mbështetësve në një hotel në Arlington, Virxhinia, tha se “sot po tërhiqen nga fushata. Por të heqësh dorë nga fushata nuk do të thotë se po heq dorë nga çështjet e shtetit”.

“Jam pyetur disa herë nëse Mit Romni është konservator sa duhet?”, tha ai duke shtuar se “përgjigjja ime ka qenë e thjeshtë: krahasuar me Obamën? Kjo nuk është një zgjedhje mes Mit Romnit dhe Ronald Reganit. Kjo është një zgjedhje mes Mit Romnit dhe Presidentit më radikal dhe më majtist në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Gingrich tha se Romni di rreth “60 000 herë më shumë” se Obama në çështjen e krijimit të vendeve të reja të punës.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-03 11:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›