Katër kërkesat e Fyles

Duke i mëshuar fort idesë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE, Fyle theksoi se duhet angazhim kombëtar për këtë çështje, në mënyrë që të përmbushen të gjitha kriteret.
"Përsëris mesazhin tim, që unë e shoh të ardhmen e Shqipërisë si një anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Qytetarët shqiptarë e shohin të ardhmen e tyre në BE dhe kjo është themelore për reformat që duhet të kryhen dhe për këtë kërkohet një përpjekje e plotë kombëtare. Qeveria, opozita, institucionet e zbatimit të ligjit, gjyqësori, qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile, duhet të punojnë së bashku. Ju mund të arrini standarde në jetën politike, standarde këto që duhet të arrihen në një klimë paqeje, pajtimi apo prosperiteti", deklaroi Fule.
Komisioneri renditi katër pika që Shqipëria duhet të përmbush në procesin e saj integrues, si përfundimi në kohë i reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, roli i Parlamentit, reforma në gjyqësor, një drejtësi të pavarur nga politika, zgjedhja e një presidenti konsensual dhe në frymën kushtetuese, që të jetë përfaqësues i unitetit të popullit; lufta kundër korrupsionit dhe kufizimi i imunitetit të zyrtarëve të lartë. Çështja e sundimit të ligjit është një tjetër kërkesë e BE-së, cila duhet të përmbushet nga Shqipëria në procesin e integrimit.
"Një gjyqësor i pavarur është i rëndësishëm. Duhen rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është thelbësore të hidhet dritë plotësisht për ngjarjet e 21 janarit përmes një proces gjyqësor të lirë nga ndërhyrjet politike", theksoi Fyle. Ai shtoi se rezultatet e arritura deri më tani janë inkurajuese, pas marrëveshjes së nëntorit të vitit të shkuar midis dy partive të mëdha politike në vend.
"Që pas marrëveshjes politike të nëntorit 2011 shoh që janë bërë përpjekje të vërteta nga të dy krahët për të çuar para reformat. Në Shqipëri kemi pasur disa arritje të mëdha, si zgjedhja konsensuale e Avokatit të Popullit, miratimi i disa ligjeve me 3/5, si dhe progresi i rëndësishëm në reformën zgjedhore dhe parlamentare. Rezultatet e para konkrete që burojnë nga zbatimi i Planit të Veprimit janë inkurajuese. Vlerësoj faktin që ky Plan u konsultua me palët e interesuara, por në mënyrë që synimi i përbashkët për statusin e më pas anëtarësimi të bëhen realitet, keni nevojë për më shumë përpjekje, progresi do të varet prej jush, nga stabiliteti i dialogut politik, nga aftësia juaj për të gjetur konsensus në Kuvend", iu drejtua Fyle deputetëve shqiptarë.
Rama-Fyle: Të angazhuar për reformat e tjera
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë takimit me komisionerin për Zgjerimin, Štefan Füle, e ka informuar atë për ecurinë e reformës parlamentare dhe zgjedhore, duke vënë në dukje rëndësinë e përfundimit të këtyre reformave brenda afateve të kërkuara. Kryetari i PS renditi një sërë çështjesh që mbeten për t’u adresuar si zbatimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, reforma në gjyqësor dhe miratimi i ligjit për median. Rama rikonfirmoi angazhimin e Partisë Socialiste për të ofruar gjithë kontributin e saj për avancimin e agjendës evropiane të Shqipërisë.
Komisioneri Füle përgëzoi Kryetarin e Partisë Socialiste për rolin konstruktiv që ka luajtur opozita për ecurinë e procesit të reformave, shprehje e së cilës ishte dhe shembulli pozitiv i mënyrës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, shembull jo vetëm për politikën shqiptare, por edhe për rajonin.
Kryetari i PS informoi, gjithashtu, për qëndrimin e Partisë Socialiste lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Komisioneri Füle e vlerësoi këtë proces si një moment të rëndësishëm politik për të ardhmen evropiane të vendit tonë. Komisioneri Füle deklaroi se dera e Bashkimit Evropian mbetet e hapur dhe nga Shqipëria priten mesazhe pozitive.
/S.Lleshi/Start/
2012-05-03 13:24