Kavajë, shkatërrohen banda e adoleshentëve grabitës

Hetimet nisën pas disa denoncimeve të bëra në polici. Në pranga përfunduan shtetasit A.S, 16-vjeç, i proceduar më parë për vjedhje, A.M, 16-vjeç, G. Isha, 17-vjeç, i dënuar për vjedhje, E.B, 16-vjeç, A. Zh, 16-vjeç, dhe Gëzim Myzeqari, 20 vjeç.
Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se këta shtetas vepronin si grup duke bashkëpunuar për realizimin e shumë vjedhjeve të lokaleve dhe banesave në Kavajë e qytetin bregdetar.
Pas hetimeve, u arrit në dokumentimi ligjor i mbi 15 vjedhjeve të banesave, lokaleve, bizneseve të vogla, etj. Aktualisht nga strukturat e hetimit dhe të parandalimit të krimit të komisariatit të policisë Kavajë, po punojnë për të dokumentuar të tjera vjedhje të realizuara nga ky grup, ndërkohë që u bëjmë thirrje qytetarëve që janë të dëmtuar nga këto vepra penale, të paraqiten për të depozituar kallëzimet e tyre pranë Komisariatit të Kavajës apo në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, me qëllim evidentimin e të tjerave vjedhjeve apo sekuestrimin e sendeve të vjedhura nga këto shtetas.
Materialet hetimore dhe referimet e përpiluara në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë, për veprat penale të “vjedhjes se kryer në bashkëpunim” dhe “dhunimit te varreve”. /S.Ll/Start/
2012-05-03 14:19