Gingrich tërhiqet nga gara

Ish-kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Newt Gingrich, e ka përfunduar edhe zyrtarisht fushatën e tij për nominim si kandidat republikan për zgjedhjet presidenciale, të cilat mbahen në muajin nëntor.
Derisa po e shpallte vendimin e tij për tërheqja, Gingrich ka premtuar se do të ndihmojë që Barack Obama të mos rizgjidhet si president amerikan, duke theksuar se Obama është “presidenti më radikal i majtë në historinë amerikane”.
Si rrjedhojë, që nga dita e enjte në garën e republikanëve për president kandidat serioz ka mbetur vetëm ish-guvernatori i Massachussets, Mitt Romney, i cili e ka të sigurt nominimin ngase në konkurrencë ka vetëm kongresistin nga Teksasi, Ron Paul.