E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chen fiton azil në SHBA?

Washingtoni po përgatitet që t’i dalë në ndihmë disidentit të verbër kinez, Chen Guanchengu i cili ka kërkuar azil politik në SHBA.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës ka refuzuar që ta komentojë kërkesën e Chen për azil në SHBA.

Megjithatë, jozyrtarisht merret vesh se Komisioni i Kongresit për Marrëdhënie me Kinën do të duhej që gjatë ditë së enjte të mbajë një takim urgjent, gjatë të cilit do të diskutohej për kërkesën e disidentit të verbër kinez.

Gjatë takimit të saj me presidentin e Kinës, Hu Jintao, sektarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, theksoi se Kina duhet t’i respektojë të drejtat e njeriut, edhe pse ajo nuk e përmendi me asnjë fjalë rastin e Chen Guancheng.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›