Giorgio Napolitano rizgjidhet president i Italisë
ROMË- Presidenti Giorgio Napolitano, 87 vjeç, u rizgjodh president i Italisë. Partitë kryesore italiane, që dështuan të zgjedhin pasardhësin e tij gjatë pesë tureve të zgjedhjeve presidenciale, i kërkuan në mëngjes Napolitanos, një personalitet i respektuar në vend, të pranojë kandidaturën për një mandat të dytë presidencial, për të nxjerrë vendin nga qorrsokaku politik.
Giorgio Napolitano pranoi kandidaturën për një mandat të dytë presidencial, siç tha ai, në kuadër të përgjegjësive kundrejt kombit. "Mendoj se është detyra ime të ofroj disponibilitetin që më është kërkuar'', - theksoi Napolitano.
(vijon)