E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia në Tiranë, PDIU përshëndet nisjen e punimeve

TIRANË - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet nisjen e realizimit të kërkesës së kahershme të Komunitetit Mysliman Shqiptar për ndërtimin e një xhamie qendrore në Tiranë, që sipas PDIU-së, i shërben të gjithë besimtarëve mysliman, por edhe kohezionit fetar të kombit shqiptar.

"PDIU dhe unë personalisht e kemi mbështetur gjithnjë këtë kërkesë legjitime dhe nëpërmjet këshilltarëve të PDIU-së në këshillin bashkiak të Tiranës kemi kërkuar zyrtarisht nisjen e sa më shpejtë të punimeve. Në situatën e sotme, i bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore qendrore dhe vendore që të shpejtojnë punimet në mënyrë që ky objekt kulti të vendoset sa më shpejt në shërbim të besimtarëve", - tha kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›