E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana fiton ndaj Vllaznisë 1-0, presion rivalëve për Europën

TIRANE - Ka përfunduar 1-0 ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë, duke bërë që Tirana të ngjitet në kuotën e 38 pikëve, 1 më pak se zona europiane, por rivalët kanë një ndeshje më pak, ndeshje që do të luhen nesër sipas programit.

Bardheblutë kanë fituar pikërisht me një gol shkodran, pasi kapiteni Gilman Lika ka qenë i saktë nga pika e penalltisë. Një 11-metërsh i kontestuar nga pala shkodrane, por që gjithsesi, i vlefshëm për vendësit.

Ndërsa Tirana shpreson diçka, Vllaznia tashmë në tri ndeshjet e fundit vetëm do të aktivizojë të rinjtë, duke menduar që tani për sezonin e ardhshëm.

KATEGORIA SUPERIORE
TË SHTUNËN
SHKUMBINI – BYLIS 2-1
Dervishi 58’, Lluca 84’ / Bakiu 25’

TOMORI – LAÇI 2-0
Muxhaj 25’, Sulejmani 45’

TIRANA – VLLAZNIA 17:00
G.Lika 48’

TË DIELËN
KASTRIOTI – LUFTËTARI 14:00
TEUTA – APOLONIA 14:00
FLAMURTARI- SKËNDERBEU 17:00
BESA – KUKËSI 17:00

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›