E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet- Meta: Vota e qytetarëve për mua është përgjegjësi e lartë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta (aktualisht në burg) në një postim në rrjetin social Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë koalicionin “PD- ASHM” më 11 maj.

Meta premton se vota e qytetarëve do të shndërrohet në në projekte zhvillimi dhe në mbrojtje, pa asnjë kompromis.

“Çdo qytetar, më 11 maj, do të kryejë aktin final të çlirimit të Shqipërisë nga plaçkitësit dhe grabitqarët që vjedhin çdo ditë djersën dhe mundin e tij.

Vota juaj për mua është një përgjegjësi e lartë, të cilës do t’i përkushtohem me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën time.

Vota juaj për mua do të shndërrohet në projekte zhvillimi dhe në mbrojtje, pa asnjë kompromis, të barazisë suaj përpara ligjit dhe në ndëshkimin e narkoqeverisë plaçkitëse dhe shitëse të kufijve të Shqipërisë.

VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ, deputet në Qarkun Tiranë”, shkruan Meta.

Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit me urdhër të SPAK-ut. Ndaj Metës, SPAK ngriti dyshime për pasurinë e tij dhe për korrupsion e pastrim parash.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›