E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dhunoi bashkëshorten dhe fëmijën e mitur, si dhe qëlloi me armë drejt policisë, në pranga 45-vjeçari

Një krim brenda familjes është arritur të parandalohej në Tiranë, ku një 45-vjeçar po dhunonte dhe kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Kus në Tiranë, ku pas ndërhyrjes së policisë në banesë, 45-vjeçari ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të tyre.

Më pas, duke përfituar nga errësira dhe terreni 45-vjeçari është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar.  Pas 2 orë kërkimesh policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e  45-vjeçarit L. A.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole si dhe një thikë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›