TEL AVIV – Forcat izraelite vrasin komandantin e Hamasit në Libanin jugor

TEL AVIV, 7 maj /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite tha sot se kishte vrarë një komandant të Hamasit, në Libanin jugor gjatë një sulmi me dron.
“IDF goditi një zonë në Sidon dhe eliminoi terroristin Khalid Ahmad Ahmad, i cili shërbeu si kreu i operacioneve në Brigadën Perëndimore të Hamasit në Liban”, tha ushtria izraelite.
IDF shtoi se operacioni i shënjestruar i Hamasit kishte kontrabanduar armë dhe kishte kryer sulme terroriste kundër Izraelit.
Ushtria izraelite raportoi se Ahmad u vra ndërsa po shkonte për të kryer namazin e agimit në qytetin bregdetar, Sidon, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Bejrut.
Nje armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut – milicisë aleate të Hamasit në Liban – ka qenë në fuqi që nga fundi i nëntorit, por të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.
Pavarësisht armëpushimit, Izraeli ka të drejtën për të vazhduar sulmet ndaj objektivave të milicisë në Liban. //a.i/