Rama ironizon Berishën: Dikujt ia nxjerr pija, dikujt tjetër lajthitja…

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste ironizoi sërish sot me bufin e kënetës, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale dëgjohet kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim elektoral në Mat, teksa ngatërrohet duke i adresuar qytetarëve matjanë “përshëndetjet më të papërzemërta”.
“Dikujt ia nxjerr pija, dikujt tjetër lajthitja…”, shkruan Rama krahas videos.
Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.
/m.m/j.p/