PSG zyrtarizon blerjen e radhës

Paris Saint Germain po vazhdon të bëjë transfere të kushtueshme. Skuadra e madhe franceze e ka zyrtarizuar sot blerjen e talentit francez, Lucas Digne.
Mbrojtësi i ri francez është transferuar te PSG nga Lille për 15 milion euro. Digne ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me PSG-në.
Digne luan si mbrojtës i krahut të majtë ndërsa llogaritet si një nga talentët më të mëdhenjë në Francë./Indeksonline/