E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Giroud: Franca mund të bëjë gjëra të mëdha

“Nuk ka besim të tepruar tek ne, të gjithë janë të qetë dhe të sigurt,  i dimë cilësitë tona, do të përballemi me një ekip të madh si Anglia”. Kështu ka deklaruar Olivier Giroud, sulmues i Francës dhe Milanit, në funksion të çerekfinaleve kundër Anglisë në Kupën e Botës në Katar. “Dopietë e Francës ashtu si Brazili në 1958 dhe 1962? Ne ende duhet të fitojmë 3 ndeshje për këtë rekord, nuk duam të mendojmë për këtë. Jemi të fokusuar kryesisht tek Anglia”, shtoi ai.

“Mendoj se kemi bërë shumë mirë që nga fillimi i turneut. Ne jemi të fortë së bashku, kemi një shpirt të madh ekipor. Jemi si një familje, ndihemi me fat sepse kemi cilësi dhe talent në këtë ekip. Për fat të keq kemi humbur lojtarë të mëdhenj, por ne kemi cilësinë për të bërë gjëra të mëdha falë këtij shpirti ekipor”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›