E Diel, 1 Nëntor 2026

Giusy Ferreri, vajza që bëri realitet një ëndërr

Guisy Ferreri sapo ka mbushur 30 vjeç. Sot është e famshme, por 29 vjet të jetës së saj i ka kaluar në Corbetta, në provincën e Milanos, më parë në shkollë dhe pastaj si një kasiere part-time në një supermarket. Aktualisht është duke bërë xhiron e fundit nëpër botë ashtu si i ka hije një ylli të vërtetë muzike. Albumi "Gaetana", me shumë tekste të shkruara nga Tiziano Ferro dhe falë 350 mijë kopjeve të shitura ka fituar pesë herë diskun prej platini. "Non ti scordar mai di me", me 260 mijë kopje ka marrë tre përveçse ka qëndruar për shumë javë në majat e klasifikimeve bë Francë dhe duke u bërë një nga këngët më të transmetuara në radio në Greqi, shtet që kurrë nuk ka treguar ndonjë interes të veçantë për këngët italiane. "Me kohën që fluturon kisha frikë se edhe një herë ëndrra ime për të kënduar do të ngelej vetëm e tillë", kujton.

Aktualisht, Guisy ndodhet në Barcelonë për të xhiruar videon e saj të re për këngën "La Scala" shkëputur nga albumi "Gaetana". Videoja do të xhirohet në një nga parqet më të vjetra të qytetit, aty ky Woody Allen çoi Skarletën dhe Penelopën për të interpretuar në filmin "Vicky Cristina Barcelona". Teksa shëtit nëpër qytetin e bukur spanjoll mban veshur një palë këpucë me taka tmerrësisht të larta, njëlloj si ato që vishte kur këndonte te "X-Factor", spektakli për nxjerrjen e talenteve të reja, që e zbuloi vitin e shkuar duke i ndryshuar jetën përgjithmonë. Ndryshimi është se atëherë, kur para se të punonte në supermarket kishte qenë bariste dhe punëtore në një fabrikë artikujsh kopshtarie, rrobat i blinte te një dyqan ku zakonisht shkonin kubistet milaneze. Tani numëron më shumë se 35 palë këpucë të gjitha të "Cavalli"-t. "Scala, tregon një rrugë jete shumë të ngjashme me timen. Edhe unë kam jetuar momente krizash dhe humbje ekuilibri. Momenti më i errët ka qenë kur isha 23 vjeç. Nga njëra anë ndihesha e pakënaqur me jetën dhe nga ana tjetër, isha bllokuar dhe nuk kisha dëshirë të merrja asnjë përgjegjësi", tregon fermeri. Tani që më 17 prill mbushi 30 vjeç ato momente të këqija janë thjesht një kujtim i largët. Tani jeta i ka ndryshuar krejtësisht. Këtë përvjetor, për shembull, e festoi ashtu siç nuk kishte bërë kurrë më parë. Bëri festë madhështore tri ditë rresht: një ditë me miqtë, një me kolegët dhe një me të fejuarin Andrea, prindërit e saj dhe të fejuarit. "Ky vit ka qenë me të vërtetë i veçantë për mua", vazhdon. E është pikërisht ky viti kur ajo do të lërë përfundimisht punën e saj part-time si kasiere, të cilën kur nuk ishte e pasur e pëlqente vërtet. "Ndihem më e sigurt, edhe pse nuk jam e pasur, jam e lumtur. Gjërat kanë marrë rrjedhën që u takon. Turi dimëror shkoi për mrekulli dhe në mes të qershorit do të nis atë veror, në sheshet e Jugut. Në vitin 2010 do të punoj për një album të ri". Kënga e saj e preferuar është pa dyshim "Novembre". Megjithatë, diçka nga jeta e saj si kasiere i mungon: "duke punuar part-time kisha më shumë kohë për të qëndruar vetëm, për t‘iu dedikuar kreativitetit. Tani nuk qëndroj asnjë minutë rehat". Me siguri që në supermarket, lodhej më pak. Në Barcelonë, provat për videoklipin e ri fillojnë në orën katër pasdite dhe shkojnë deri në 2 të mëngjesit. "Jam e lumtur përtej çdo parashikimi. Karriera ime muzikore dhe artistike ka ecur më shumë se ajo që mendoja. Uroj që të ecë gjithmonë kështu".

Sepse ajo nuk heq dorë kollaj nga ëndrrat dhe kjo ndodh vetëm atëherë kur e ke me pasion atë që je duke bërë. Argëtohet pa masë, firmos autografe dhe bisedon plot ëmbëlsi me Albën, një vajzë të vogël që në video do të interpretojë Guisyn kur ishte e vogël. "Është njëlloj me mua kur isha 6 vjeç, madje edhe fustani është i njëjtë me atë që vishja kur shkoja në festat e kushërirës sime. Jam e sigurt që nëna ime do të qajë kur të shohë videon". Flet vazhdimisht për familjen, por mbi të gjitha për të fejuarin, një gjeometër që e njohu dy muaj para "X-factor‘, ngjarja që i dha "energjinë e duhur për të hyrë në program". Pikërisht atij ia ka dedikuar albumin "Gaetana". Paksa nga të qenit e famshme, Guisy e tregon kur thotë se pasi e krahasuan me Amy Winehouse, Mace Gary, ose Jenis Joplin, në fund thanë është thjesht Guisy Ferreri me zërin e saj origjinal. Guisy mendon se me internetin, muzika gjeti një mjet të rëndësishëm për t‘u bërë e pavdekshme, por sigurisht që është kundër shkarkimit falas të albumeve në internet. "Pirateria duhet luftuar me çdo kusht", thotë. Kur e pyet se cili është sekreti i suksesit të saj thotë prerazi: "personaliteti dhe potenca e zërit tim. Që fëmijë isha si djalë. Shkoja nëpër lokale me një grup djemsh që na pëlqente kënga dhe këndonim sukseset dhe këngët më të bukura të grupeve që përbëheshin vetëm nga meshkuj. Kur performoja në errësirë nga salla shumë nuk arrinin të më njihnin mirë dhe për shkak të zërit tim të pjekur pyesnin nëse isha femër apo mashkull. E kuptova se lokaliteti i çuditshëm i zërit tim mund të bënte ndryshimin e madh. Dhe vërtet kështu ndodhi. A ka frikë nga suksesi vajza bukuroshe 30-vjeçare? "Jo, suksesi nuk më frikëson, thjesht mendoj se është impenjativ. Më shumë se sa frika në nivel energjik dhe psikofizik, mendoj se kur mund të jem në gjendje t‘i mbështes këto ritme dhe të gjej ekuilibrin. Kjo po që më duket gjëja më e vështirë, nga e cila duhet pasur frikë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›