E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferrari nuk garon në F3

Pasi e humbi çështjen në Gjykatën e Parisit, Luka Kodrero di Montexemolo konfirmoi se Ferrari do të largohet nga F1, nëse aprovohen rregullat e reja për vitin 2010. Presidenti i "kokëkuqes" deklaroi: "Nëse Formula 1 shndërrohet në Formula 3, Ferrari nuk do të garojë". Ky ishte thelbi i fjalimit të mbajtur në Asamblenë e Konfederatës së Përgjithshme të industrisë italiane. Rreth këtij problemi ka folur edhe Flavio Briatore. "Çështja e ‘tavanit‘ në buxhetin e skuadrave për kampionatin 2010 nuk duhet parë si një përplasje ndërmjet Ferrarit dhe FIA-s. Nuk është fjala e Moslit kundër asaj të Montexemolos", deklaroi menaxheri i skuadrës Reno. "Në këtë rast, Ferrari përfaqëson skuadrat, pra FOTA-n dhe së bashku po punojmë që të gjejmë një zgjidhje të drejtë për të gjithë. Nevojitet një ‘qeverisje‘ e përshtatshme për këtë sport". Në prag të mbledhjes zyrtare të FOTA-s, e parashikuar për t‘u mbajtur sot, Briatore është shfaqur mjaft aktiv, duke organizuar takime me kolegë të skuderive të ndryshme, që janë kundër rregullave të reja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›