Gushi vepronte vetëm. Kreu 16 vepra kriminale

Argjendari Rrapo Sinanaj, vrasesi Viktor Gushi dhe arkëtarja, Leonora Kaloçi
TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar detaje të operacionit për kapjen e kriminelit Viktor Gushi, lindur në Patos, akuzuar së fundi për vrasjen e arkëtares së bankës NBG, plagosjen e rojës së sigurisë dhe argjendarit pak kohë më parë.
Sipas policisë, mbi këtë shtetas rëndojnë edhe 16 vepra të rënda kriminale, kryesisht vjedhje me armë të filialeve të bankave dhe pikave të grumbullimit të lekëve dhe faturave të ujit e dritave në Tiranë.
Ne nje deklarate per mediat, policia ka deklaruar se te gjitha veprat kriminale jane te dokumentuara, te faktuara dhe te pranuara edhe nga vete autori.
“Ndalimi i 44 vjecarit u be ne kuader te operacionit ‘Banka’ i dënuar më parë në Greqi për trafik dhe shperndarje te lendes narkotike, pas nje hetimi intensiv gjate te cilit u bë dokumenti i 16 ngjarjeve të rënda kriminale te ndodhura ne harkun 2008-2012″- tha drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj.