E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e Dalipit,Bushati:Shpifje për motive politike

Kryetarja e KKRT-së Endira Bushati ka reaguar sot në lidhje me akuzat e deputetit socialist Alfred Dalipi në komisionin e medias për abuzim financiar. Në një konferencë për shtyp, Bushati i cilësoi akuzat si spekulim dhe shpifje për motive politike ndërsa ka sqaruar se mjeti me të cilin abuzohet është blerë dhjetë vjet më parë nga ish-kryetari i KKRT-së Sefedin Çela i cili është zgjedhur nga qeverisja socialiste.
 

“Mjeti në fjalë së bashku me pajisjet e tij teknike është blerë 10 vite me parë me një vlerë prej 767 115 940 lekë të vjetra dhe KKRT ka paguar vetëm gjysmën. Unë i sygjeroj deputetit Dalipi ti kërkoj informacione Sefedin Çelës se pse nga KKRT-ja e 2002-it është parë e arsyeshme të shpenzohen 385 milionë euro për një mjet që rezulton të ketë dalë kaq pak më terren” ka theksuar Bushati.
 

Kryetarja e KKRT-së Bushati i ka kërkuar deputetit Dalipi t`i përgënjeshtrojë publikisht deklaratat e tij ndërsa shtoi se nëse konstatohen shkelje do të merren të gjitha masat e parashikuara nga ligji.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›