E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gj. Administrative SHBA meshiron Shqiperine

Drejtori per Programet Prag ne Korporaten e Sfides se Mijevjecarit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Bruce Kay deklaroi sot se Shqiperia do te kete afat deri ne fund te vitit per te vendosur per ngritjen e kesaj gjykate cka do te shpetonte rreth 16 milion dollare.

Fondi per ngritjen e Gjykates Administrative nuk eshte djegur por eshte pezulluar qe do te thote se dyert nuk jane mbyllur. Ekziston edhe nje mundesi qe eshte afati deri ne 31 janar te vitit 2011. Ne qofte se brenda kesaj date ligji aprovohet ne parlament atehere ekziston mundesia qe fondi prej 16 milion dollaresh te kthehet perseri. Por edhe ne qofte se ligji miratohet do te duhen edhe disa dite qe ai te hyje ne fuqi dhe kjo gje e ben kohen edhe me te shkurter theksoi sot ai.

Gjate muajit shtator Parlamenti shqiptar deshtoi ne miratimin e Ligjit per Gjykaten Administrative vendim i cili kerkonte 84 vota. Opozita socialiste nuk i dha votat e saj me pretendimin se nuk mund t8217i jepte edhe nje tjeter gjykate qeverise. Megjithate biznesi ka kerkuar me ngul prej me shume se dy vitesh per miratimin e ketij ligji kerkese e cila nuk u realizua nga klasa politike shqiptare.

Duke folur per prokurimet elektronike ai tha se Shqiperia ka shenuar progres te madh ne kete drejtim. Kay tha se sistemi elektronik edhe pse ka nevoje per permiresime ka rritur ndjeshem konkurrencen dhe transparencen.

Sipas tij nga 1900 kompani qe kane marre pjese ne tendera qe nga viti 2009 shumica e tyre kane fituar tha ai. Por raporti vuri ne dukje ai ka nxjerr ne pah nevojen e aksesit te kompanive ne tendera./Saimir Lleshi/Start/

2010-10-29 1526

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›