Policia leter Presidentit per lirimin e te arrestuarve te Kartelit
Artan CENA
TIRANE - Lirimi i disa te arrestuarve nga Gjykata e Tiranes dy dite me pare ka sjelle nje reagim te ashper nga Policia e Tiranes dhe Prokuroria institucionet qe organizuan operacionin e koduar Karteli. Policia i ka derguar nje leter Presidentit te Shqiperise njekohesisht dhe kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise me qellim qe te nisin hetimet ndaj Gjyqesorit. Ne kete menyre pas rastit te Beratit kur gjykata shpalli listen e policeve qe do te arrestoheshin nga SHKB-ja lirimi i te arrestuarve nga Gjykata e Tiranes ka shkaktuar nje tjeter termet ne sistemin gjyqesor.
VENDIMI
Hije skandali ne Drejtesi. Lenia ne arrest shtepie nga Gjykata e Tiranes e nje prej te arrestuarve per falsifikim te dokumenteve ka sjelle reagimin e Prokurorise dhe te Policise. Myslym Hysko 50 vjec eshte liruar nga qelia per te vijuar masen e sigurise arrest shtepie pas vendimit te gjykates edhe pse prokuroria kishte kerkuar per te 10-te te arrestuarit e operacionit te koduar Karteli arrest me burg. Ne fakt zyrtarisht ka reaguar vetem Policia e Tiranes e cila i ka drejtuar menjehere nje leter Presidentit te Republikes ne cilesine e kryetarit te KLD-se duke e cilesuar lirimin e tij si nje skandal te vertete. Prokuroria mesohet se do ta coje kete mase sigurie ne Gjykaten e Apelit.
LETRA
Policia ka reaguar menjehere duke e cilesuar kete lirim si skandal te vertete. Ne letren derguar Bamir Topit Policia e Shtetit i ka kerkuar atij te nderhyje qe te nisin hetimet per gjyqtarin qe ka dhene kete mase. Policia ka argumentuar ne kete leter me faktet qe ajo disponon. Gjate kontrollit ne banese iu gjeten 2 mije cope flete per leje qendrimi ne Itali 9 viza 110 karta plastike per leje drejtimi 2 skanere nje vule e thate dhe fakte qe vertetojne se Myslym Hysko ka qene person i proceduar disa here si drejtues i rrjetit te falsifikimit. Se bashku me te jane vene ne pranga edhe 9 persona te tjere dhe disa prej tyre kane marre nje mase sigurie me te lehte sic eshte ajo e detyrimit per paraqitje. Keshtu per Keldi Besin gjykata ka dhene masen e sigurise arrest ne burg per Ylli Brahimaj burg me afat 30-ditor per Ardian Haxhian dhe Fraklin Terpollarin arrest ne shtepi per Manol Papadhimitrin arrest ne burg per Ismail Gerbin arrest ne shtepi per Qazim Hyskajn detyrim paraqitjeje per Artur Demin arrest ne burg dhe per Mehmet Sulen detyrim paraqitjeje.
29 Tetor 2010