E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasjet e politikaneve te PS-se pozite-opozite debate ne Kuvend



Artan CENA
TIRANE - Vrasja e kryekomunarit Remzi Veseli ne Kukes dhe vrasja e pazbardhur ende e deputetit te PS-se Fatmir Xhindi kane shkaktuar debate te shumta gjate dites se djeshme ne seancen e Kuvendit. Kane qene deputetet e opozites ata qe kane akuzuar strukturat shteterore konkretisht Ministrine e Brendshme dhe Policine e Shtetit se nuk kane bere hetimet e nevojshme per zbardhjet e dy ngjarjeve te renda ku viktima kane mbetur dy eksponente te opozites. E menjehershme ka qene kunderpergjigjja e ministrit te Brendshem Lulzim Basha dhe ajo e ministrit te Drejtesie Bujar Nishani.
REAGIMI I PS-se
Deputeti i PS-se Ilir Gjoni ne debatin e lire te seances se djeshme theksoi se vrasja e Veselit kryekomunar ne Terthore te Kukesit ka mbetur ne kufijte e enigmes ashtu si vrasja e Fatmir Xhindit. Ai tha se puna e dobet e policise po le enigme shume vrasje. Sipas Gjonit policia nuk ka nje piste hetimi ndaj vrasjes dhe asnje te dyshuar konkret edhe pse sipas Gjonit kane kaluar tri dite nga vrasja e kryekomunarit. Pas fjales se tij deputeti i PS-se kerkoi mbajtjen e nje minute heshtje ne Parlament per kete vrasje.
Me tej ka qene ministri i Drejtesise Bujar Nishani i cili tha se ka pasur tentativa per te devijuar hetimin per vrasjen e deputetit te PS-se Fatmir Xhindi. Nishani iu pergjigj akuzave te opozites se si vrasja e deputetit Xhindi ashtu edhe ajo e kryekomunarit Veseli nuk jane me motive politike. Nishani duke i cilesuar akuzat e opozites per vrasje politike si paragjykime qe u behen akteve te renda kerkoi qe te respektohet sekreti hetimor. Nuk mund te arrihet ne nje vendim perfundimtar pa mbledhur te gjitha provat ne menyre qe hetimi te mos deshtoje - theksoi Nishani duke shtuar se po behet nje hetim i thelluar per vrasjen e deputetit Xhindi.
REAGIMI I BASHES
Menjehere e ka marre fjalen ministri Lulzim Basha qe pasi shprehu keqardhjen per vrasjen e kryekomunarit u angazhua se ngjarja do te zbardhet shume shpejt dhe se cdo e re ne hetime do te vihet ne dispozicion te deputeteve te PS-se. Basha kerkoi qe mos te politizohet ceshtja. Gjate fjales se tij ne Parlament Basha tha se po hetohen dy pista hetimi per vrasjen e kryekomunarit te Terthores ne Kukes. Ministri i siguroi deputetet e opozites se po kryhen te gjitha procedurat ndersa i ftoi ata te vihen ne dijeni te hetimeve te deritanishme duke ruajtuar sekretin shteteror. Po punohet ne menyre intensive per zbardhjen e vrasjes se kryekomunarit - tha Basha. Opozita te jape kontributin e saj ne luften ndaj krimit dhe korrupsionit. Ju ftoj qe ne cdo moment te shihni dokumentacionin pa e kthyer kete ngjarje ne ceshtje politike sepse behet fjale per sekret hetimor - tha Basha para deputeteve duke kerkuar nga opozita se nese ka te dhena ti dergoje ato prane organeve te hetimit. Ministri garantoi se ne rastin Veseli brenda pak oresh nga ndodhja e ngjarjes dhe deri tani po punon nje grup ekspertesh nga me te miret rreth ngjarjes. Jemi ne rruge te mbare kemi prova dhe jane marre ne pyetje disa persona.

Basha akuza opozites dhe mbron Kulicajn
Ministri i Brendshem e akuzoi Partine Socialiste per fushate te padrejte kunder krereve te Policise te cilet po vijojne te luftojne me vendosmeri krimin e organizuar. Ne fjalen e tij ne seancen e djeshme te Kuvendit ministri i Brendshem tha se te gjitha akuzat qe drejtohen ndaj zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulicaj synojne denigrimin e punes se Policise teksa ka kerkuar qe te gjitha akuzuat le te dergohen ne Prokurori. Nese akuzat nuk dergohen ne Prokurori atehere ato kane qellim denigrimin e punes se Policise se Shtetit - tha Basha me tej.

Deputeti i PD-se Tritan Shehu
Pas fjales se deputetit te PS-se Ilir Gjoni foli deputeti demokrat Tritan Shehu. Ne fjalen e tij Shehu theksoi se mbajtja e heshtjes ne Parlament behet per personalitete te shquara. Shpreh keqardhje per vrasjen e Veselit por duhen komisione parlamentare te percaktojne kerkesa te vecanta si ne rastin e kryekomunarit - theksoi Shehu.

Vrasja e kryekomunarit policia ende pa piste hetimi 30 te shoqeruar
KUKES - Ende nuk ka nje piste hetimi per vrasjen e kryetarit te Komunes se Terthores ne Kukes. Kane kaluar tri dite nga krimi i rende dhe policia deri tani ka bere vetem shoqerimin e dhjetera personave prej te cileve jane marre informacione per levizjet e dyshimta qe ka pasur ditet para vrasjes ne Lagjen Nr. 3 ne Kukes. Burime thane se gjate dites se djeshme ne Drejtorine e Policise se Kukesit jane shoqeruar mbi 30 persona per tu marre ne pyetje ne lidhje me vrasjen e kryekomunarit te Terthores Remzi Velesi. 40-vjecari u qellua per vdekje ne deren e shtepise se tij pak dite me pare. Policia naten e vrasjes shoqeroi dhe mori ne pyetje 14 persona kryesisht te aferm dhe familjare te viktimes. Gjate dites se djeshme pas ekspertimeve dhe hetimeve jane shoqeruar 30 persona. Policia nuk ka dhene detaje rreth identitetit te tyre por te gjithe personat e shoqeruar jane nga rrethi i Kukesit. Ata jane marre ne pyetje nga ana e prokuroreve te Krimeve te Renda dhe policise qe po heton ngjarjen. Burime zyrtare kane deklaruar se eshte punuar gjate gjithe nates duke u gdhire dita e djeshme dhe jane shoqeruar banore te lagjes ku jetonte i ndjeri personat qe e kane pare per here te fundit apo edhe te njohur te tij. Burime nga Prokuroria e Kukesit thane se tashme hetimet kane hyre ne nje faze teper intensive ku te gjithe hetuesit kane dale ne terren pasi eshte zgjeruar rrezja e hetimit. Ndonese kane kaluar pak dite nga vrasja misterioze e kreut te komunes Terthore ne Kukes ende nuk eshte zbardhur identiteti i personit apo personave qe mund ta kene kryer kete vrasje dhe arsyet e saj.

29 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›