E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjakderdhje e re në Meksikë

Fyte të prerë, trupa të copëtuar dhe të tjerë të masakruar nga plumbat. Bëhet fjalë për 33 persona që janë vrarë në 48 orët e fundit në shtetin Nuevo Leon të Meksikës.

Në shtetin në kufi me Teksasin po bëhet gjithnjë e më i përgjakshëm konflikti mes Kartelit të Gjirit dhe atij Los Zetas, për kontrollin e narko-trafikut në kryeqytetin Monterrey.

Më herët gjatë muajit, qeveria meksikane miratoi një vendim për mobilizimin e 12 mijë ushtarëve dhe 3 mijë agjentëve të policisë federale në 7 shtete të vendit, për të luftuar krimin e organizuar.

Departamentet e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare njoftuan se 600 ushtarët e parë, të mbështetur nga dy helikopterë dhe 20 autoblinda, ishin dërguar në shtetin e Mikoachanit.

Në tërësi, dhuna e lidhur me trafikun e drogës në Meksikë ka shkaktuar rreth 50 mijë viktima që prej vitit 2006, kur presidenti i atëhershëm angazhoi ushtrinë në luftën kundër karteleve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›