Barcelona e kënaqur
Drejtori i Barcelonës, Andoni Zubizarreta deklaroi se klubi “është i kënaqur” me shortin e fazës së grupeve të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.
Gjiganti katalan do të përballet me Benfican, Spartak Moskën dhe Celticun në kuadër të Grupit G. “Ne jemi të kënaqur me shortin”, deklaroi ish portieri i Spanjës. “Mendoj se si tifoz i futbollit, do të jetë një përplasje mes stileve të ndryshme që do të jetë shumë interesant për tu shikuar”, u shpreh ai.
Barcelona humbi Superkupën e Spanjës nga Real Madridi por ka krijuar epërsi prej pesë pikëve ndaj kampionit në fuqi pas dy xhirove në La Liga.