E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjakderdhje ne nje kamp te rinjsh ne Norvegji

Gjate dy sulmeve terroriste ne Norvegji sipas te dhenave me te fundit te policise kane vdekur rreth 90 njerez.Vetem ne kampin e te rinjve te socialdemokrateve qeverises ne ishullin Utoya afer Oslos jane qelluar per vdekje te pakten 80 njerez beri te ditur shefi i policise Oystein Maeland ne nje konference shtypi. Sulmi terrorist ka marre permasa katastrofike deklaroi Maeland.

Policia ka arrestuar ne Utoya sulmuesin e dyshuar nje norvegjez 32 vjecar i cili sipas medieve i perket forcave radikale te djathta. Pak ore para masakres ne ishull nga nje shperthim i nje bombe prane nderteses se qeverise kishin humbur jeten te pakten shtate njerez. Bomba shpertheu ne afersi te zyres se kryeministrit Jens Stoltenberg. Politikani socialdemokrat nuk pesoi lendime. Ai me pas doli i tronditur para shtypit dhe deklaroi Askush nuk mund te ishte i parapergatitur teresisht per nje situate te tille. Ne ishim ne gatishmeri dhe ka shume pervoja per situata te ngjashme. Por une mund te them me shume kur ne te dime hollesite dhe sfondin e ketyre sulmeve. E rendesishme eshte tani qe ne te kujdesemi per te plagosurit viktimat dhe te prekurit.

Gjate nates kryeministri Stoltenberg ka vizituar ne spital te plagosurit. Hetimet sipas medieve norvegjeze flasin per ate qe i arrestuari 32 vjecar eshte pergjegjes edhe per sulmin ne Oslo. E paqarte eshte nese ai ka vepruar i vetem. Gjurme te lidhjes se tij me rrjetet nderkombetare terroriste nuk ka.

Mbreti i Norvegjise Herald V i berii thirrje qytetareve te tij qe ne kete krize kombetare me e renda qysh prej Luftes se Dyte Boterore te qendrojne se bashku dhe te mbeshtesin njeri-tjetrin. Ministri i Drejtesise Knut Storberget foli ne televizion per nje katastrofe kombetare te pabesueshme.

Edhe Presidenti i SHBA-se Barack Obama beri thirrje per nje bashkepunim me te fuqishem ne luften kunder terrorizmit. Sulmi eshte nje kujtese qe i gjithe komuniteti nderkombetar te kontribuoje qe akte te tille terroriste te mos ndodhin tha Obama diten e premte ne kuader te nje takimi me kryeministrin e Zelandes se Re ne Uashington John Key.

Autore Mimoza Kelmendi dpa rtr dpad afp

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›