Merkel dhe Evropa - fare kane bere politikanet gjermane per idene evropiane

Euro eshte shpetuar tani per tani. Monedhen e perbashket do ta kemi ende. Ideja evropiane eshte demtuar megjithate rende ne javet dhe muajt e fundit te krizes se vazhdueshme. Ajo po ma shkaterron Evropen duhet te kete thene kancelari i vjeter Helmut Kohl per pasardhesen e tij Angela Merkel. Edhe pse ai e kapergenjeshtruar kete menjehere nje gje eshte e qarte se Kohl merita historike e te cilit do te mbetet puna e palodhshme per bashkimin e Evropes eshte i pakenaqur i tronditur dhe i deprimuar per politiken gjermane ndaj Evropes. Pasionin qe e udhehoqi bindjen e thelle se vetem nje Evrope e bashkuar mund te garantoje paqen dhe sigurine ne kontinentin e shumevuajtur e kerkon me kot tek pragmatikja Angela Merkel.
Nuk ka pse te jete gabim ne qofte se euforine e ngarkuar me patos per Evropen eviteve te Kohlit e zevendeson nje politike e matur dhe efektive. Ajo per te cilen mund te akuzosh Merkelin dhe kryetaret e shteteve te tjera te BE eshte se ata e kane zevendesuar vizionin per Evropen me nje rremuje teknokratike se e kane reduktuar idene e nje Europe te bashkuar ne nje bashkim monetar ne nje politike ekonomike anti-sociale dhe se nuk bejne asgje per demokratizimin e bashkesise.
Nje perbindesh burokratik
Brezat e pasluftes te mesuar me pervoja te padrejtesise te shtypjes dhe dhunes donin te krijonin nje kontinent te bashkuar qe tu jepte qytetareve te saj te drejte shprehjeje dhe pjesemarrje nje Evrope te bazuar ne vlerat e demokracise te pluralizmit e te drejtave te njeriut. Por ne vend te kesaj Evropa eshte bere nje perbindesh burokratik nje treg i brendshem qe izolohet nje zone ekonomike neoliberale ku hendeku midis te pasurve dhe varferve vazhdon te rritet ku gjithnje e me teper njerez rrezohen ne te carat e politikes sociale ku jeta per shtresat gjithnje e me te gjera kthehet ne nje beteje te vazhdueshme per mbijetese ekonomike ku frika e se ardhmes i ze vendin optimizmit. Lokomotivat e dikurshme te integrimeve evropiane Gjermania dhe Franca jane kthyer ne majat e shtizes se nje shoqerie egoiste me lufte berrylash. Sidomos Gjermania me dampingun shumevjecar te pagave dhe me politiken e saj te pamatur te eksportit ka kontribuar dukshem ne dezekuilibrimin e BE.
Institucione te dobeta
Pervec kesaj institucionet evropiane u dobesuan ne menyre te planifikuar nga kryetaret e shteteve dhe te qeverive dhe legjitimiteti i tyre demokratik u be gjithnje e me i diskutueshem. Ne krye te Komisionit u instalua nje president tej mase i zbehte prej te cilit pikerisht ne kete kohe krize nuk del asnje iniciative. Ministrja e Jashtme evropiane nuk e perballon dot pergjegjesine e saj dhe presidenti i perhershem i Keshillit as nuk shihet dhe as nuk degjohet ne kete situate aktuale kercenuese per ekzistencen e BE.
Por keshtu nuk realizohet vizioni i bashkimit te Evropes. Keshtu nuk krijohet Evropa tek e cila kane besim qytetaret dhe ku ata duan te marrin pjese. Prandaj lidereve evropiane duke perfshire edhe Angela Merkelin vetem mund tu thuash Keshtu po e shkaterroni Evropen tone.
Autor. Bettina Marx
Redaktoi Angjelina Verbica