E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjakmarrja përmasa të frikshme, misionarët apel për ndërhyrje shtetit

Fenomeni i gjakmarrjes tashme eshte kthyer ne shqetesim serioz per Shqiperine dhe vetëm pak ditë më parë qarku i Shkodres u godit serish nga nje tjetër vrasje në emër të kanunit dhe gjakmarrjes.
 

Sekretari i “Misionareve te Paqes”, Nikoll Shytani në SHkodër i ben apel shtetit te nderhyje perballe nje gjendje te tille, ku gjakmarrja ka marre permasa te frikshme.
 

Fenomeni i gjakmarrjes, pas vitit 90-te, me gjithe perpjekjet e strukturave shteterore per t`a minimizuar ate, mbetet ende shqetesues ne zonat veriore te vendit.
 

Tashme Kanuni edhe po keqinterpretohet sipas “Misionareve te Paqes”, duke e bere fenomenin disa here me shqetesues.
Policia e Shtetit ka te evidentuara 200 familje ne hasmeri per Qarkun e Shkodres, Pukes dhe Malesise se Madhe, prej te cilave rezultojne, sipas Zyres se Informacionit te Perpunimit Kriminal, 116 persona te ngujuar.  
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›