Elbasan, ryshfet në këmbim të notës, arrestohet pedagogu Isidor Koti

Arrestohet për korrupsion një tjetër pedagog në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan. Policia bën me dije se pedagogu i Fakultetit të Gazetarisë, Isidor Koti, ka rënë në pranga, pasi studentët e kanë denoncuar atë për mitnmarrje në këmbim të notave të provimeve, me të cilët linte takime jashtë orarit të mësimit. Policia i ka sekuestruar atij rreth 1 milion lekë të vjetra të ndara në disa zarfa.
Ky është rasti i dytë brenda këtij viti në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ku në fillim të muajit korrik një tjetër pedagog u arrestua, nën akuzën e korrupsionit. Pedagogu i matematikës, Pëllumb Kllogjeri, 61 vjeç u kap në flagrancë në zyrën e tij si dhe iu sekuestrua shuma prej 70 mijë lekësh të reja e ndarë në 7 zarfe, si dhe një tjetër zarf me shumën 100 euro.