E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Burg pa afat” për Nazime Vishën

Vendimi u mor pas kërkesës së Prokurorisë, e cila kërkoi lënien në qeli deri në përfundim të hetimeve, kërkesa e cila u pranua. Visha ka përfunduar tashmë afatin 30 ditor të vendosur ndaj saj.

Ajo vrau më 13 gusht, shtetasin Fiqiri Muça, 45-vjeç. Visha, 18-vjeçe, ka deklaruar para organeve të hetimit, se është përdhunuar që në moshë të mitur nga Muça, duke ushtruar edhe dhunë ndaj saj. Sipas deklarimeve të vajzës, 45-vjeçari, e kërcënonte në vijimësi se do ta vriste nëse nuk shkonte me të.

E gjithë historia përfundoi mbrëmjen e 13 gushtit, kur vajza doli me automatikë duke e qëlluar për vdekje Muçën, babanë e pesë fëmijëve. Ngjarja ndodhi në fshatin Kërrabë, ku e reja ndodhej në shtëpinë e gjyshërve të saj, për shkak se familja nuk e pranonte në shtëpi.

                                                                                             2012-09-15 10:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›