Fajon te shtunen ne Shqiperi

Vizita e Fajon ne Shqiperi vetem pak dite perpara se shqiptaret te marrin perfundimisht te drejten e udhetimit pa viza eshte mundesuar permes fteses qe organizata per shoqerise civile Levizja Europiane ne Shqiperi EMA i ka bere eurodeputetes. Kjo levizje ka programuar paraditen e se shtunes nje takim te hapur me studente dhe shoqerine civile ku Tanja Fajon do te informoje me shume ne lidhje me procesin e shumepritur per shqiptaret.
E ftuara ne kete takim znj. Tanja Fajon do te prezantoje rolin kyc qe procesi i liberalizimit te vizave ka ne rajonin e Ballkanit Perendimor thekson organizata EMA ne njoftimin e saj per shtyp. Po keshtu gjate ketij takimi perfaqesuesit e kesaj organizate do te prezantojne edhe gjetjet e Raportit te Monitorimit qe kjo organizate ka kryer me rastin e finalizimit te procesit te liberalizimit te vizave. Ne axhenden e ketij takimi te hapur fjala e eurodeputetes eshte parashikuar 20 minuta dhe me pas te pranishmit ne tryeze po keshtu edhe gazetaret do te kene mundesi te bejne pyetjet e tyre ne lidhje me kete proces. Ende nuk eshte konfirmuar ndonje takim i eurodeputetes Fajon me zyrtare shqiptare gjate kohes qe do te qendroje ne Tirane por ajo qe dihet lidhet me faktin se Fajon po organizon nje tur rajonal qe nis sot me Kosoven dhe perfundon ne Bosnje vend qe gjithashtu pret liberalizimin e vizave ne fund te muajit nentor.
Eurodeputetja sllovene ka vizituar dhe here te tjera Shqiperine po kesaj radhe pritet qe vizita e saj te shoqerohet me entuziazem te vecante nisur edhe nga puna aktive qe ajo ka bere ne Komisionin dhe Parlamentin Europian per ceshtjen e liberalizimit te vizave.
Por ndonese punes se vleresuar te Fajon ne daten 8 nentor do te jene ministrat e Brendshem te vendeve anetare te Bashkimit Europian qe do te marrin vendimin perfundimtar nese shqiptaret dhe boshnjaket do te udhetojne pa viza drejt hapesires Shengen. Por nisur nga deklaratat e perfaqesuesve te politikes shqiptare po ashtu edhe nga qendrimet e partnereve europiane me 8 nentor nuk pritet asnje surprize negative per sa i perket ceshtjes se liberalizimit te vizave. Me marrjen e ketij vendimi hyrja ne fuqi e tij ndodh 20 dite me pas dhe ju jep mundesine shqiptareve dhe boshnjakeve qe ne ditet e fundit te nentorit te nisin udhetimin pa viza ne Europe.