Gjallimi i Boranes

Gjallimi i herepashershem i Boranes dhe jo vetem i saj/ Persiatje rreth nje strategjie institucionale ne zhvillim - Tani ne rastin e rimarrjes se veprave tona skenike te cilat pavaresisht nga numri i shfaqjes se tyre ne skene lidhur kjo ngushtesisht me kohen e atehershme nuk kane se shumti vec se nje a dy venie a sic i thone sot produksione skenike ndiejne domosdone ti rishfaqen publikut per riafirmim e njeheri rivleresim te tyre mbi bazen e vlerave qe permbajne. shte kjo si nje parade bukurie e shtrire ne vite mbi bazen e nje perzgjedhjeje paraprake te nje stafi institucional qe ka kritere e argumente per ta zhvilluar kete proces ne kohe.
Veprat qe i perkasin komunikimit publik permes hapesires se skenes teatrore e muzikore jetojne per sa kohe qendrojne ne te. Duket ne pamje te pare se ato kane jeten e flutures ndash e bukur por e shkurter. Sa i shpeshte eshte ky proces varet nga ligji universal i kerkeses dhe ofertes.
Hapesira e tij eshte shume zemergjere me veprat qe i therrasin vazhdimisht kohes kuptuar kjo si teresi vlerash te te permbajtjes ideore nderthurjes se subjektit e terheqjes qe ushtron ai ndaj publikut emocioni i vecante qe shkakton ngjizja e fjales me tingullin e kenduar apo komentin muzikor orkestror. Kjo teresi rivleresohet qe nga premiera e ne cdo shfaqje e aq me teper ne cdo rivenie. Keshtu vepra ose i qendron kohes sic thuhet ose nga here ne here e mbulon nje tis hiri qe e largon drejt harreses. Ka ndodhur e do te ndodhe ende qe jo cdo harrese i qendron dhe ajo kohes
Vepra a emra autoresh pas vitesh harrese kane shkundur pluhurin dhe kane dale serish ne drite. Artin e vertete e therret koha sa here qe ai I sherben asaj per ato shkaqe qe permendem me siper. Shkurt e thate thene raporti veper ndash publik nuk eshte i ngrire perhere por leviz e formesohet rishtas mbasi arti a vepra e artit ka privilegjin e posteritetit shqipthene gjallimit ne ardhmeri edhe kur duket sikur ajo vepra nuk gjallon perdite. Shembujt e shumte te referimit japin mundesine e persiatjeve pambarim apo te renies ne qerthullin e argumentimeve te panevojshme rreth se njejtes teme. Thelbi doli.
Tani ne rastin e rimarrjes se veprave tona skenike te cilat pavaresisht nga numri i shfaqjes se tyre ne skene lidhur kjo ngushtesisht me kohen e atehershme nuk kane se shumti vec se nje a dy venie a sic i thone sot produksione skenike ndjejne domosdone ti rishfaqen publikut per riafirmim e njeheri rivleresim te tyre mbi bazen e vlerave qe permbajne. Eumlshte kjo si nje parade bukurie e shtrire ne vite mbi bazen e nje perzgjedhjeje paraprake te nje stafi institucional qe ka kritere e argumente per ta zhvilluar kete proces ne kohe.
Shume argumentues mediatike te nderuar ne persiatjet opinioneske mbi padobine e krijimeve apo pseudokrijimeve te se kaluares kane sjelle argumentime bindese per sa u perket sidomos dobesive qe kane nje vargan veprash damkosjes me targen e pashlyeshme te nje ideologjizimi demtues per zhvillimet e sotme. Mes shume te vertetash duhet bere kujdes qe edhe ndaj se vertetes ne dukje absolute cdo kategorizim i sotem si i tille eshte hipotekisht i lidhur dhe ai me kohen dhe aspak absolut a i pandryshueshem a i perjetshem.
Idete dhe inspirimet madhore vetem e tejkalojne kohen dhe vetem ato i perkasin mbase eternitetit. Shtjellimet e subjektit ne kohe modelimi i personazheve sipas nje veprimi etik te epokes a mjedisi i dekorimit hapesinor jane dobesi kur vertet jane te tilla qe teknologjia e artit skenik te sotem di ti tejkaloje a shmange.
Ne kete optike ju propozojme te shikoni dhe perzgjedhjet e katalogut operistik e baletistik kombetar. Proceset e gjallimit te ketij katalogu nuk kane asgje me te vecante se ajo qe ka ndodhur e ndodh prej me se 200 e ca vitesh ne bote. Rotacioni i zbuleses dhe njehere mbulimit te tyre pas mbylljes se siparit te shfaqjes se fundit ska asgje me te vecante se sa e natyrshmja akti i vendosjes ne raftin e bibliotekes i nje libri te sapo lexuar.
Kushdo qe vjen e do ti preke ato me pas do ti riinterpretoje sipas optikes se re individuale apo te kohes. Po mund te ndodhe edhe mos I preke madje te kerkoje e kerkoje vertetesine e shfaqjes se pare autenticitetin e nje kohe tashme te tejkaluar historikisht. Dhe kjo ndodh disa a shume here.
Vlerat Edhe keto jane te diskutueshme dhe ne vijimesi. Cdo here rizbulon dicka apo ndricon ne paraskene ate cka i sherben optikes se kohes madje pretendohet se keshtu ruhet stili i autorit epokes a metodes krijuese stili ky mister qe me teper rikrijohet nga koha dhe bindjet artistike se sa nga dicka e fiksuar historikisht. Cfare eshte e shenjte e padiskutueshme e madje e patolerueshme Venia dore ne saktesine e realizimit tekniko - artistik te partitures autentike sidoqofte ajo estetika e interpretimit ne te gjithe komponentet e vepres rrudhja e dores redaktuese me cilindo qellim vertetesia jetesore nga e cila niset realizimi skenik.
Kohet moderne ku nenkuptojne hapesiren ku ne veprojne per se gjalli kane determinuar marredheniet mes nje krijimi a vepre qe jeton perjetesisht ne leter dhe ringjalljes skenike qe ajo perjeton here pas here ne skene. Sa e lire kjo marredhenie kaq dhe e ngurte sipas gjithe sa eshte shprehur me lart.
Ne optiken e realizimeve te TKOB qe kur prej me se shtate vitesh po plotesohet Antologjine e Artit skenik muzikor shqiptar po shtohen opuset e gjallimit te ketyre veprave. Teknologjikisht ato gjallojne sot si manuskripte tashme te dixhitalizuara produksione skenike e me pas video e audio regjistrime CD e DVD te pademtueshme ne kohe te gatshme mbase pervec projektimit individual familjar e publikgjere edhe per marketing pse jo ne music shop-in operistik qe sdo te vonoje shume. Permes ketij procesi - ato seshte aspak cudi qe me stimuj te nevojshem do te fillojne te udhetojne tashme pa viza edhe ne festivitete rrotull nesh apo dhe brenda hapesires mbarekombetare. Keshtu kjo Antologji do te ringjallet se vdekuri si thote e verteta ungjillore here me e suksesshme se ne fillese dhe here me pak e tille por qe serish do te prese nje rast a nje kohe te re me te mbare per rigjallesen e saj.
Rendesi ka qe procesi strategjik ka hyre tashme ne levizjen e perjetshme. Te gjithe ti japim nje dore qe ta ndihmojme me se miri pasi askush nuk mund te ndaloje tashme.
Dhe kjo eshte merita. Ky eshte kontributi i pazevendesueshem i shtepise sone te vetme e te llojit.
Borana nuk i shpeton aspak ketij fati te parashkruar si simotrat e saj. Ajo vjen per te gjalluar se dyti tashme ne nje kohe tjeter shume me te ndryshme se kur pa se pari driten e skenes.
Ate e solli jo rastesia apo thjesht nevoja per te shijuar vlerat e padiskutueshme e te qendrueshme te disa numrave a skenave qe per shkak te vlerave artistike kane tashme dhe nje jete te vecante nga opera. Aria e Boranes apo e Galanit Tregimi i Marka Sutes koralja e tablose se trete etj degjohen shpesh vecmas ne koncerte auditore akademike e festivitete te tjera dhe kjo do te vijoje pasi vec emocionalitetit jane shkruar nga nje njohes i vertete i skutave te vokalit dhe i shfrytezimit te tij profesionalisht.
Si veper ajo ngrihet dramaturgjisht e ndjek kurben e perthyer te nje relievi qe e con pa medyshje drejt lartesise finale te arrire. Ajo nxit te mendosh edhe per me mire gje qe deshmon per force komunikimi dhe perjetimi te shtjellimit te saj ne skene.
Tradicionalizmi i gjinise i cili eshte ndjekur si orientues nga autori sot pas vetem 30 vitesh nuk bie ne sy i tille por fillon te ndihet i natyrshem. Perpjekjet aktuale te krijuesit per ta limuar a shpjeguar muzikalisht ne kete version disi te ripunuar i sherbejne autorit per te nxjerre dufin e nje ngacmimi qe ai e ka te vijueshem ndaj bijes se tij te trete.
Por si me lart doli jane numrat e mbyllur muzikore qe e mbajne vepren per bukuri. Ritrajtime te mepasme qe mund te supozohen dhe mund ti bejne mire nje gjallese te re te saj me pas me siguri kurre nuk do ti prekin kolonat qe i japin asaj sigurine mbajtese dhe hijeshine arkitekturore.
Siguria ne krijimin e faqeve te mbyllura te personazheve apo koraleve ka ardhur si rezultat i nje procesi te gjate te krijimit te vepres ne tre fazat e saj. Se pari ne jeten e perjetuar brenda autorit dhe me pas ne te dyten procesin e shkrimit muzikor te ketyre perjetimeve dhe akoma me pas ne fazen e trete dhe finale ate te realizimit te saj ne skene.
Bashkohet ne kete proces te qenit e krijuesit dhe interpretit me pervoje njeheri sic u tha e atij qe e di se ku flene sekretet e realizimit te nje endrre krijuese e cila per Avni Mulen pati vetem nje mangesi qe ai nuk ishte ne premieren e Boranes dhe interpreti i gjalle i babait te dhembshur Marka Suta tregimin e se cilit duket sikur e ka shkruar perpara portretit te tij. Edhe ideja e krijimit te nje opera per fatin e nje familjeje qe jeton si ne rrethim te intrigon te heqesh sot paralele mbi fatet qe bashkojne te gjallet me personazhethellip
Shume ngacmime krijuese qe jane pasoje e veprimeve ne veper duket sikur megjithese skane lidhje se paku ne nenndergjegje subkoshience nisen nga sa ka ngacmuar autoret ne jete dhe ketu eshte dhe libreti i shkruar nga Gjergj Zheji qe sic dihet nuk ka qene ngacmuesi i pare per autorin e muzikes por formesuesi letrar i krijimit muzikor pune kjo edhe me e veshtire per letrarin tone te nderuar.
Per ta mbyllur me nje episod nga kujtimet e perbashketa me autorin. Te ndodhur se bashku nga fundi i viteve 60-te ne nje turne koncertesh te stergjatur si atehere ne Kine ku zhvillohej ajo qe tek ne sdo te vononte te na kaplonte revolucioni kulturor mbasi kaluam bashkarisht shume caste humori a pergojimi te atyre qe jetuam dhe koha na mjaftonte filluam kembimet mbi temat e profesionit. Shpejt Avniu mu hap per deshiren e fillimit te shkrimit te nje opere.
Per dite te tera gjate shetitjeve mes plantacionesh agrumesh qe vizitonim a dikur gjetke me kendoi thuajse tere operan duke nenvizuar ne cdo moment krahas linjes se personazheve edhe theksimet e mundshme ne orkester
Ai e filloi keshtu Pa u hapsipari fillon motivi heroik fillimisht tutti e me pas ne kontrapunt me te pergjigjen trombonat etj.
Mes kinezerive te hidhura te kohes se erret te te ashtuquajturit revolucion kulturor rrefimi muzikor i Avniut mu duk edhe me i bukur dhe une mbase pata privilegjin ta degjoj ate i pari. Vetem vlerat e medha te nje kulture mijeravjecare qe i kundronim nga larg permes Dacibaove te jepnin nje shprese te larget se faqet e erreta te historise se kombeve jane te destinuara te ndryshojne domosdoshmerisht.
Nje perjetim a rrefim vertete i pashlyeshem
U deshen vite deri sa dertet e lindjes te perfundonin dhe ja sot ku diskutojme me po te njejtin pasion e perkujdesje fatin e ri te Boranes tashme e rikthyer ne skenen ku ajo mori jete.