E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohet Dita e Verës ne Korçë

Besimtaret ortodokse kane festuar te paret Ditën e Verës. Ne Korçe, ne te gjitha rrugicat janë ndezur dhjetëra zjarre. Sipas banoreve, ato simbolizojnë djegien e te këqijave te dimrit dhe ardhjen e mirësisë se pranverës. Festa ne qytetin juglindor ka vijuar edhe me vizita ne shtëpitë e njeri-tjetrit dhe me shkëmbimin e vezëve te kuqe e kulaçeve tradicionale. Korça e ka festuar brez pas brezi Ditën e Verës me 1 Mars. Sipas me te moshuarve, edhe pse festohet kryesisht nga ortodoksit, Dita e Verës është feste pagane. Ndërsa ne qytetet e tjera te vendit, Dita e Verës festohet pas dy javësh.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›