Ministri Basha pret Sekretarin e Pergjithshem te OSBE-se
Ka evidentuar asistencen e cmuar teknike te OSBE-se per modernizimin e sherbimit te Gjendjes Civile dhe per Regjistrin Kombetar Elektronik te Adresave e po keshtu kontributin e vazhdueshem te OSBE-se per modernizimin dhe trajnimin me praktikat me bashkekohore evropiane te policise shqiptare. Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka pritur dje ne nje takim Sekretarin e Pergjithshem te OSBE z. Marc Perrin de Brichambaut ku eshte vleresuar ecuria e deritanishme te projekteve te mbeshtetura nga OSBE-ja ne Shqiperi. Vetem disa dite me pare fale mbeshtetjes se OSBE - tha ministri Basha - 16 oficere te policise u certifikuan si instruktore policore nderkombetare te cilet do te asistojne ne trajnimin e policise afgane. Nderkohe kreu i dikasterit te Brendshem e informoi gjeresisht z. Brichambaut per rezultatet domethenese ne luften kunder krimit te organizuar kultivimit dhe trafikimit te narkotikeve dhe trafikimit te qenieve njerezore. Tashme kemi kaluar ne nje faze tjeter te rendesishme te luftes kunder krimit te organizuar ate te identifikimit dhe konfiskimit te aseteve kriminale - tha ministri Basha. Ky i fundit informoi gjithashtu Sekretarin e Pergjithshem te OSBE-se Brichambaut edhe per nismen e Shqiperise ne kuader te MARRI-t per konkretizimin e nje Shengeni ballkanik qe do tu mundesoje levizjen e lire qytetareve te vendeve te rajonit vetem me dokumente identifikimi. Nderkohe qe nga ana e tij Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se Marc Perrin de Brichambaut vleresoi progresin e Shqiperise ne lufte kunder krimit te organizuar dhe te gjithe formave te kriminalitetit dhe shprehu mbeshtetjen e OSBE per zbatimin e ligjit per identifikimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale. Z. Brichambaut shprehu mbeshtetjen e plote per vijimesine e projekteve te OSBE-se ne Shqiperi ne te gjitha fushat e bashkepunimit dhe po ashtu per rajonalizimin e pervojes se Shqiperise per kontrollin e kufirit blu nepermjet Qendres Nderinstitucionale Operacionale Detare.