Gjana: Në shtator gati projekti “programi i ullirit”
Kreu i Bujqësisë u shpreh se ky projekt është ndër më të rëndësishmit që do të mbulojë Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në vitet e ardhshme . "Kemi kaluar para dy javësh draftin e parë të studimit të ullirit dhe besoj se në shtator do të kemi gati variantin përfundimtar", tha ministri Gjana.
Sipas tij, janë evidentuar dhe hartografuar rreth 60 mijë hektarë sipërfaqe tokë, një pjesë e së cilës është ullishte dhe pjesa tjetër do të mbillet me ullishte të reja, për të shkuar dret kufirit të 20 milionë rrënjëve ullinj në të gjithë vendin, brenda një periudhe afatmesme.
Duke u ndalur në financimin e këij projekti, ministri Gjana shpjegon se në ndarjen e fondeve buxhetore për këtë qëllim është menduar edhe për krijimin e qendrave që do të merren me kultivimin e fidanëve të ullirit. "Vlera e investimit të shtetit mund të shkojë deri në 150-200 milionë USD, duke patur parasysh dhe disa mbështetje nga sektori privat", tha Gjana.
Ndërkohë, sipas tij, një pjesë e parave parashikohet të shkojë edhe për Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit, për impiantin e prodhimit të fidanëve të ullirit, në bazën prodhuese të UBT-së.
Programi shtetëror për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me ullinj apo siç njihet “programi i ullirit”, i cili është në fillimet e veta, është menduar të zgjasë për një periudhë shumëvjëçare, bëri të ditur ministri Gjana.