E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Sektori energjetik me ecuri pozitive

Sipas raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë për politikën monetare të 6-mujorit të parë të vitit 2009,  përmirësimi i mëtejshëm i kushteve hidrike gjatë kësaj periudhe bëri të mundur rritjen vjetore të prodhimit të brendshëm me 53 për qind.

Inkurajues është gjithashtu fakti se shpërndarja dhe transmetimi i energjisë së prodhuar ka ardhur në përmirësim, duke vazhduar tendencën në rënie të humbjeve teknike dhe atyre joteknike, vihet në dukje në raport.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ndonëse vendi ka qenë importues neto i energjisë, të dhënat nga KESH bëjnë të ditur se gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti, bilanci i shkëmbimit për herë të parë ka rezultuar pozitiv. Kështu, energjia e eksportuar ka qenë 82.4 GWh më e lartë se niveli i importuar.

Ndërkohë, profili i konsumit të energjisë nuk ka shënuar ndryshime të theksuara në krahasim me vitet  e mëparshme. Konsumatorët familjarë mbeten përdoruesit kryesorë të energjisë me 60 për qind të tregut, ndërsa sektori privat dhe ai i institucioneve shtetërore zënë respektivisht 25 dhe 15 për qind të kërkesës. Po ashtu, konsumi i energjisë elektrike vazhdon të ketë të njëjtin sezonalitet si në vitet e mëparshme.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›