Gjana: S'kemi akuzuar Edi Ramen per numrin e grave
Deputeti i Partise Demokratike, Jemin Gjana deklaroi dje se PD nuk e ka akuzuar Ramen per numrin e grave dhe te divorceve, por per faktin se ai eshte nje perdhunues arrogant. "Nese kemi ngacmuar Edi Ramen per numrin e divorceve te tij, dhe numrin e grave me te cilat ai shkon ne shtratin martesor, jo. Ne e kemi sulmuar Edi Ramen sepse ai eshte nje perdhunues arrogant", deklaroi ish ministri i Bujqesise, Jemin Gjana. Sipas tij, Rama per shume kohe vazhdoi akuzat e pabaza ndaj PD-se dhe liderit te saj, Berisha dhe me pas bleu edhe votat e socialisteve me para te pista. Por sipas Gjanes, ai nuk mund te mendoje se eshte i afte te zaptoje vendin, ashtu sic ka bere me Tiranen dhe Partine Socialiste. Njeheresh deputeti demokrat nuk ka munguar te shprehet se ultimatumet e Rames nuk pine uje.