Grupi i PS, sot strategjia kunder Berishes
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, mbledh sot grupin parlamentar socialist per te diskutuar mbi rrugen qe do te ndjeke opozita pas skadimit te ultimatumit per hapjen e kutive. Ne mbledhjen qe do te mbahet rreth ores 12:00, pritet qe t'i bashkohen edhe kreret opozitare, te cilet mbeshtesin seline roze per hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Po keshtu, pritet qe mbledhjes t'i bashkohen edhe kryetaret e qeverisjes vendore te cilet drejtohen nga socialistet. Nga mbledhja pritet qe te mbahet nje qendrim mbi levizjen e radhes qe do te mbahet nga socialistet. Nga nje komunikim i kryesocialistit me mediat, Rama ka shprehur qendrimin e qarte se nese nuk do te hapen kutite pas 10 ditesh, nga dita e vendosjes se ultimatumit, atehere s'do te kerkoheshin me hapje kutish, por zgjedhje te parakohshme. Ne nje prononcim per mediat, sekretarja per Marredheniet nderkombetare ne PS Arta Dade, deklaroi se strategjia e tyre do te marre forme ne mbledhjen e grupit parlamentar. "Nese nuk ka transparence, zgjedhjet e parakohshme mbeten i vetmi opsion. Kryeministri nuk mund te stepe opoziten me fjalor te dhunshem dhe agresiv, per nje kauze, qe eshte e mbeshtetur dhe nga faktori nderkombetar", deklaroi Dade. Grupi parlamentar socialist do t'i jape sot zgjidhje te gjithe pikepyetjeve te ngritura se fundmi per rrugen qe do te ndiqet nga selia roze dhe aleatet e saj per plotesimin e kerkesave te tyre. Pas mbledhje se grupit, pritet qe kryesocialisti te dale me nje fjalim qe do t'u drejtohet te gjithe shqiptareve per vendimin qe do te merret. D.Dedej