Rama: KRRT i jep lejet e ndertimit
Denis Dedej
Pas akuzave te Kryeministrit Berisha, i menjehershem ishte reagimi i kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, i cili i mohoi deklaratat ndaj tij per dhenien e lejeve te paligjshme te ndertimit, duke theksuar se ai firmos dhe se lejet i jep KRRT e Tiranes. Permes nje komunikimi per mediat, kryesocialisti theksoi mbremjen e djeshme se pasi Berisha e ktheu kohen per reflektim ne kohe per terbim, dhe doli me nje palo dosje per te mbeshtetur, mbi gjoja fakte, gjithe alibine e turpshme te ngritur nga frika e se vertetes, sipas te ciles, perballe tij nuk eshte opozita e vendit, po nje aleance punisto-mafioze. "Nuk ka faj, eshte kapur mat! Kryetari i Bashkise se Tiranes nuk jep leje ndertimi po firmos leje qe jepen nga KRRT-ja me 9 anetare. 4 anetare jane te emeruar drejtperdrejt nga Sali Berisha dhe 4 anetare jane te zgjedhur nga Partia Socialiste, perfshire edhe mua si kryetar i Bashkise se Tiranes. Anetari i 9 eshte zgjedhur konsensualisht edhe nga PS edhe nga PD", reagoi Edi Rama. Sipas tij, ky formulim i KRRT-se eshte bere pas nje vendimi te Gjykates Kushtetuese te vitit 2007, sepse deri ne vitin 2007 shumicen qe ka vendosur gjithcka e ka pasur Sali Berisha, me pare kryeministrat e tjere e keshtu me radhe. Ai theksoi se "nuk ka asnje leje, asnje te vetme, ku une te kem perdorur voten time per te bere shumice". "Lejet jane dhene me vote te plote te KRRT, nderkohe qe deri ne vitin 2007 s'kam marre pjese ne asnje mbledhje te KRRT-se qe kontrollohej nga njerezit e Saliut, edhe pse kam firmosur sic ma dikton ligji cdo vendim te atij organi kolegjial", u shpreh kreu i opozites, njeheresh kryetar i Bashkise se Tiranes. Duke vijuar me tej, ai tha se nuk ka asnje leje, asnje te vetme, te dhene mbi ndonje prone publike. Nderkohe qe, sic tha kreu socialist, per shpifjen lidhur me gjoja shitjen nga ana e tij te nje prone publike tek Parku Rinia, eshte depozituar nje padi civile ndaj Sali Berishes dhe Sokol Olldashit ne Gjykaten e Tiranes. "Ashtu sikunder eshte depozituar edhe nje padi per shpifje lidhur me leje ndertimi bere nga foltorja e Partise Demokratike dhe do te depozitohen perdite padi per cdo shpifje qe do nxjerre goja e perdale e Cafkes qe na qeveris", sqaroi Rama. Sipas tij, Sali Berisha duhet ta harroje se do terheqe popullin zvarre ne balten e kesaj maskarade shpifjesh e akuzash, per ta larguar nga beteja per demokraci, per zgjedhje te lira e te ndershme, per shtet te se drejtes per te gjithe shqiptaret. Ai nenvizoi se "shpifjet dhe akuzat, Sali Berisha do t'i duhet t'i provoje nje per nje ne gjykatat e ketij vendi dhe deri ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg". "Do te jete nje beteje e veshtire sepse ky palo burre i kthyer ne cafke qe krokat kunder gjithkujt nuk ka pasur kurre kurajen te provoje shpifjet e akuzat e tij ne gjykate kur e kane cuar te tjere perpara meje", vleresoi kryesocialisti. Sipas tij, Sali Berisha kujton se arsyeja e forces do munde forcen e arsyes. "Meqe e permend shpesh tim ate dije se, nuk do te mundesh kurre ta perkulesh Edi Kristaq Ramen. Nuk do te arrish kurre te zmbrapsesh Partine Socialiste, deputetet dhe deputetet e saj qe po i bejne vendit nje sherbim historik dhe nuk do te te ndahen derisa te te ballafaqojne me te verteten", u shpreh kryetari i socialisteve. Ai nenvizoi se "kundershtari i tij politik nuk do t'ia dale kurre te trembe popullin opozitar qe nuk ka dare per te shkulur dhembe, po ka grusht qe do t'i thyeje, nje e nga nje, dhembet e korrupsionit te tij, dhembet e pushtetit te familjes se tij, dhembet e pushtetit te sherbetoreve te tij dhe te klienteve e seksereve te tij, dhembet e kesaj qenefpolitike qe e ka kthyer ne nje goje te stermadhe qe u ka nxjerre shqiptareve qejfit atdheun e tyre".