Topalli: Rama ta harroje, s'ka marreveshje me krimin
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, reagoi dje nga Shkodra, se ultimatumi i Edi Rames per qeverine, eshte kunder sistemit demokratik, shtetit ligjor dhe komisionereve socialiste. "Ai nuk do te respektonte me statutin, i cili thoshte se kur kryetari i partise humb zgjedhjet ai duhet te largohet nga skena politike. Ai shkeli nenin e ketij statuti, me lehtesine me te madhe. Deklaratat e tij jane qesharake dhe ultimatumet ndaj shqiptareve jane te papranueshme, per qytetaret e lire te nje kombi i lire, anetar i NATO-s", tha ajo. Topalli nuk kurseu as akuzat kunder kryetarit te PS-se Rama, se po dhunon nenen e tij dhe se rreh si kafshe te gjitha grate dhe partneret e tij. "Ne i themi Edvin Rames ta harroje, marreveshje me krimin, me interesat e krimit nuk ka", theksoi Topalli.