Gjana: Topi s'na demton, partia e re merr votat e majta
TIRANE-Jemin Gjana njeh nga afër të gjitha ecejaket e PD-së përgjatë 21 viteve të ekzistencës së saj. Duke qenë protagonist i këtyre zhvillimeve të brendshme, Gjana ka parë se si iknin nga partia individë të ndryshëm kur nuk gjenin sipas tij pushtetin që kërkonin, apo “të tjerë të penduar që gjenin sërish strehë tek shtëpia e vjetër”. Prandaj Jemin Gjana nuk ka mbetur i befasuar nga lajmi i krijimit të një partie të re nga ish-nënkryetari demokrat Bamir Topi sapo të mbyllë mandatin presidencial. Ish-ministri i Bujqësisë, aktualisht deputet, anëtar i kryesisë së PD-së dhe kreu i komisionit parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, shprehet në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare” se rreth partisë së Topit do të mblidhen sipas tij votues të së majtës dhe jo të PD-së. Gjana tregon për mënyrën e presionit që Topi ushtronte sipas tij mbi PD-në gjatë kohës kur ishte në opozitë duke kërcënuar me tërheqje nga gara për deputet apo poste në parti nëse nuk e mbështeste PD-ja. Gjana thotë se ai ishte i preferuari i Berishës në mënyrë të pamerituar ndërsa kujton se Bamir Topi e zëvendësoi si nënkryetar i PD-së në vitin 2001. Deputeti demokrat i referohet ligjit teksa zbardh arsyet pse maxhoranca refuzoi dy dekretet e fundit të Presidentit të Republikës. Ai flet edhe për zgjedhjet e afërta në PD ndërsa kërkon ndryshim të sekretariatit aktual. Gjana ndalet edhe tek domosdoshmëria e riciklimit të emrave të kabinetit qeveritar, në mënyrë të veçantë të ministrave që kanë 6 vite që nuk lëvizin nga mandatet në ekzekutiv.
Z.Gjana, rrëzimi i dekreteve të kreut të shtetit e tensionoi situatën politike në vend. A mund të shmangej përplasja mes mazhorancës dhe Presidentit?
Nuk e çmoj si një situatë të tensionuar. Natyrisht rrëzimi i dekreteve të Presidentit nuk është se për një vend do të konsiderohet një gjë e këndshme. Por secili është në të drejtën e tij kushtetuese. Ai ka qenë në të drejtën e tij kushtetuese të propozimit por që në të vërtetë shumë herë janë thyer me ligjin, me leximin e frymës dhe gërmës së dispozitave kushtetuese por edhe frymës dhe gërmës të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që herë pas here ka bërë interpretime. Edhe Presidentë të mëparshëm kanë pasur probleme me raportet me ekzekutimin. Ka qenë një periudhë kur Shqipëria është qeverisur nga zëvendësministra për efekt të raportit mes Presidentit dhe maxhorancës së asaj kohe dhe Gjykata kushtetuese herë pas here, ngaqë i janë drejtuar për interpretim, ka lëshuar vendime interpretuese të cilat duhet të respektohen sa herë që Presidenti merr nisma për raportin e tij me Kuvendin. Duke mos i respektuar këto raporte, duke mos i respektuar këtë vendime të Kushtetueses dhe ligjet e vendit, natyrisht që vijnë pastaj propozime që normalisht që do të rrëzohen. Por këtë nuk e quaj një tensionim.
Pse e rrëzoi maxhoranca emrin e Sali Shehut për kreun e ri të KLSH-së?
Nëqoftëse bëjmë fjalë për propozimin konkret që është bërë për kreun e ri të KLSH-së, si dhe herë të tjera, ka munguar fryma kushtetuese, e konsultimit paraprak me institucionin që ti do t’i adresohesh për të votuar kandidaturat që përzgjedh. Ky është hapi i parë. Nëse ka një raport të përthyer mes individësh, raporti asnjëherë nuk mund të përthyhet mes institucioneve. Presidenti ka një staf, siç e ka dhe Kuvendi i Shqipërisë, ka komisione të posaçme për çështje të veçanta dhe duhet të zhvillohet një frymë konsultimi në të gjitha rastet, frymë e cila ka munguar për një kohë të gjatë duke thyer vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Së dyti, thyhen dhe ligje të tjera konkrete që kanë të bëjnë me çështje. Nëqoftëse pretendojmë se prej Presidencës do të vijnë propozime që t’i depolitizojnë sa të jetë e mundur institucionet, nuk ka pse të ecet në sensin për t’i politizuar. Plus që edhe detyrimet e tjera ligjore se çfarë duhet të jetë shkalla e profesionalizmit dhe çfarë duhet të jetë shkalla e ushtrimit të funksionit. Domethënë është synuar më shumë me dekrete për karshillëk sesa me dekrete për t’i bërë gjithnjë e më shumë funksionale institucionet e këtij vendi që të jenë gjithnjë e më vepruese.
Megjithatë duket sikur PD-ja ra pre e këtij karshillëku që ju thoni...
Kjo nuk është provuar vetëm me Sali Shehun. Është provuar edhe më përpara. Është provuar edhe me rastet e tjera në sistemin gjyqësor kur maxhoranca ka deklaruar se nuk do të votojë kandidatura të cilat u vërtetohet se kanë bërë gjyqe politike në Shqipëri dhe kur ti m’i sjell do të thotë se i sjell jo pa dije dhe i sjell pa argumentimin, si të thuash për të përplasur brinjët. Institucionet nuk janë për të përplasur brinjët në një vend. Individët jashtë frymës së institucionit mund të kenë raporte si të duan, por duhet respektuar fryma e institucionit dhe ushtrimit institucional. Kështu që natyrisht është një lloj provokimi sepse bëhet fjalë për një individ që ka qenë në strukturat e maxhorancës në nivel të lartë siç është ai i deputetit.
Po rasti i kthimit të ligjit të mbetjeve?
Unë jam kryetar i komisionit parlamentar të veprimtarisë prodhuese dhe kam drejtuar këtë proces. E kam ndjekur hartimin e paketës ligjore të mjedisit prej dy vitesh. Ne po i bëjmë një ripunim të plotë të gjithë paketës të ligjeve mjedisore të përafruara, jo ekzaktësisht të njëjta me ligjet e BE-së. Është punuar me ekspertizë të huaj. Brukseli ka paguar para. Janë përzgjedhur kompani të huaja ndërkombëtare me ekspertë në këtë çështje që kanë ndihmuar, është marrë e gjithë eksperienca dhe ekspertiza vendase etj. Gjatë gjithë trajtimit në komisionin parlamentar, nuk kam pasur një propozim konkret të opozitës në Kuvend, një amendament për të ndryshuar dhe kthimin e kam konsideruar edhe në këtë rast të opozitës në Kuvend, një amendament për të ndryshuar. Dhe kthimin e kam konsideruar edhe në këtë rast jo një bindje sepse nuk janë të vërteta ato që pohohen shpesh herë në media, nga analistë të ndryshëm, në qëndrimin e maxhorancës dhe në qëndrimin që ka mbajtur Presidenti. Nuk ka asnjë të vërtetë në këtë mes. Arsyet pse ai e ka kthyer i di vetëm Presidenti por unë e kam konsideruar absolutisht të pabazuar dhe po jap një mendim jo thjeshtë si përfaqësues i maxhorancës por tërësisht individual. I kam ndjekur këto ligje, kam qenë i angazhuar të ndjek dhe konferenca ndërkombëtare në rajon e Pulias, në Kopenhagen për të parë se cilat janë standardet dhe si operohet në Europë dhe si duhet të operojmë dhe ne. Kështu që në të dy rastet kam vënë re një lloj qëndrimi jo koherent. Shoh një lloj karshillëku në këtë rast.
Si do të veprojë maxhoranca nëse Presidenti sjell sërish në Kuvend kandidatura të atyre që rëndom cilësohen si “mbështetës të tij”?
Nëqoftëse do të vazhdohet me rrugën e përballjes me karshillëk ndaj institucionit të Kuvendit, unë mendoj se do të ketë sërish qëndrime po të kësaj natyre. Mendoj se rruga është kushtetuese, besoj se mund të nxirret mësim nga ky rast i parë i cili vërtetoi që karshillëku nuk funksionoi dhe nëse është nxjerrë mësim besoj se herën tjetër do t’i nënshtrohet frymës kushtetuese për t’u ulur në konsultime për të caktuar emërtesa.
A ka PD-ja një emër për kreun e ri të KLSH-së?
Nuk besoj se PD-ja do të adresojë si të thuash kandidaturat e saj të nivelit politik dhe partiak. Nuk do ta dëshironim një gjë të tillë. Konsultimet bëhen për t’u ulur në standardin e kërkesave të ligjit. Nuk është emri në vetvete sesa respektimi i standarteve dhe i kërkesave të ligjit që ne mund të adresojmë atje njerëz të cilët kanë të gjitha kapacitetet për ta bërë detyrën.
Gjithmonë e më shumë po pretendohet se në mbarim të mandatit të tij presidencial, Bamir Topit do të krijojë partinë e tij...
Edhe çfarë pastaj? Le të krijojë partinë e tij.
Mund ta dëmtojë PD-në në zgjedhjet e 2013-ës?
Nuk besoj që sjell dëme në PD. E ka provuar PD-ja këtë çiftim. Nuk është hera e parë. Është filluar në vitin 1992. Madje ka njerëz që në ditët e para të janarit të 1991, dy javë pasi është krijuar PD-ja i kanë dorëzuar teserat.
Më thoni një emër konkret?
Jo, nuk dua të përmend emra. Kjo punë ka filluar të ndodhë edhe në ‘92-in pas zgjedhjeve. Është krijuar një parti e re, Aleanca Demokratike pastaj një tjetër parti me z.Kalakula, me Baletën, me Dashamir Shehin, mandej Genc Pollo, i cili tashmë i rikthyer tek maxhoranca ashtu si dhe të tjerë individë që iu ribashkuan sërish partisë pasi kishin shkuar në parti të re. Po ashtu edhe Xhaferaj, Ndoja, etj kështu që ne nuk na vjen ndonjë çudi nga kjo që po dëgjojmë. Unë që nga dita e parë që i jam bashkuar PD-së dhe deri më sot pa lëvizur nga korridoret e politikës së PD-së, i kam parë të gjithë se si janë ndarë, nuk kanë arritur atë që kanë dashur, të tjerë janë rikthyer sërish, të tjerë vazhdojnë të rrinë në heshtje. Ndaj për mua nuk përbën ndonjë shqetësim apo ndonjë çudi të madhe. Kjo ka ndodhur e përsëris që në momentet e para të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit të ‘90-ës ku individë u angazhuan dhe kur e panë se nuk po gjenin vendin në hierarkitë e fillimit të PD-së dhe nisën të iknin.
Njëri prej tyre ishte dhe Bamir Topi?
Nuk e di. Unë nuk e mbaj mend Bamir Topin tek PD-ja deri në vitin ‘96.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e akuzoi para pak ditësh z.Topi se e ka dëmtuar dy herë PD-në gjatë kohës kur ishte në opozitë. Si qëndron e vërteta?
Besoj se janë disa analiza të brendshme që ne kemi pasur gjithë kohën e duhur në dispozicion për t’ia thënë dhe kur të jetë koha e fushatës elektorale, sigurisht që kur të bëhen debatet elektorale, gjërat do të thuhen ashtu siç kanë ndodhur në të vërtetë.
Ju keni qenë nënkryetar i PD-së por më pas ju zëvendësoi Bamir Topi në këtë post. Ishte një garë e ndershme votimi në 2001-in pasi me sa mbaj mend ju keni kërkuar përsëritjen e mandatit?
Jemi votuar që të dy në ato zgjedhje të partisë. Unë jam votuar për ta ripërsëritur mandatin e nënkryetarit ndërkohë që z.Topi ka ardhur jo me modelin e një njeriu siç na konsiderojnë ne si militantë, të egër, të rrugëve, të paditur. Ka rrezik të kesh dhe ti ndonjë shkrim në arkiv kur është bërë atëherë ai votim.
A ka qenë Bamir Topi “i përkëdheluri” i z.Berisha?
Nuk ishte i vetmi i përkëdheluri i z.Berisha. Nuk kam pse ta dalloj. Janë shumë të shumë të tillë jo vetëm të z.Berisha sesa të PD-së.
Kush tjetër?
PD-ja nuk është drejtuar vetëm nga z.Berisha. Ka pasur gjithnjë një kryesi partie, ka pasur sekretariat, ka pasur nënkryetar. Megjithatë kanë qenë njerëz që kanë mbajtur qëndrime ofruese sepse në të kundërt nëse do të kishin pasur qëndrime kundërshtuese nuk është që z.Berisha do ta merrte me zor. Natyrisht që z.Berisha ka bërë veprime ku i ka kërkuar Këshillit Kombëtar që të ndryshojë dhe të mbajë dhe qëndrime statusore për një njeri që e dinin që nuk ia votonin, nuk mund t’ia sillnin tek partia.
Dhe konkretisht?
Nuk është nevoja tani të hyjmë dhe të hapim debate të vjetra. Janë të ditura, nuk është se po zbulohen tani.
Gjithsesi Bamir Topi zuri vendin tuaj në postin e nënkryetarit të PD-së…
Unë nuk kam shfaqur ndonjë pakënaqësi por sigurisht që ai ka parë interesat e tij.
Ç’do të thotë kjo?
Kur ka parë se do të humbte ka dalë në konferencë shtypi dhe ka thënë se nëqoftëse partia nuk më mbron mandatin e deputetit, unë do të mbaj qëndrimet e mia. Pra nuk është se nuk e ka përdorur presionin. Frymë presioni ishte dhe grupimi i 20 deputetëve të PD-së në një moment të caktuar. Nuk ishte gjë tjetër veçse modeli i Nard Ndokës me 8 deputetë për t’u bërë ministër. Gjithsesi kur të vijë fushata elektorale gjithsecili le të provojë veten dhe ta shohë se sa vlen në të vërtetë.
Me sa shoh PD-ja s’po e merr dhe aq seriozisht partinë e re të z.Topi…
Po u bëj të qartë një gjë, që Bamir Topi do të grupojë rreth vetes njerëz që nuk kanë votuar ndonjëherë për Partinë Demokratike. Janë hequr si njerëz të PD-së por realisht nuk kanë votuar ndonjëherë për PD-në. Ata do të mblidhen rreth Topit dhe kjo është arsyeja që ne si PD nuk na shqetëson as tani as në 2013-ën.
Kohët e fundit janë shtuar akuzat për korrupsion mbi qeverinë e koalicionit të djathtë. Cili është gjykimi juaj?
Sfida është lufta kundër korrupsionit, kundër evazionit fiskal, kundër kontrabandës, kundër keqpërdorimit të fondeve publike. Kjo është një sfidë të cilën ne nuk është se e kemi mohuar por duhet të pranojmë se me të vërtetë të ardhurat në buxhet janë dyfishuar dhe janë të rritura nga një vit në tjetrin, nga njëri mandat në tjetrin. Janë menaxhuar shumë mirë financat e shtetit dhe kjo do të thotë që janë bërë hapa jashtëzakonisht të mëdha në këtë betejë, konkretisht luftës kundër korrupsionit. Por kjo vazhdon të mbetet një sfidë dhe këtë se kemi mohuar kurrë. Kjo nuk ndodh në Shqipëri por kudo në botë. Personalitete të njohura të botës janë përballur me akuza të cilat ngaherë kanë dalë bllof, nganjëherë janë vërtetuar përmes proceseve gjyqësore. Unë besoj se thashethemnaja ka vetëm një mundësi për t’u ndarë nga realiteti, pikërisht duke iu drejtuar organeve të specializuara të një sistemi që është një nga 3 pushtetet më të rëndësishme në Shqipëri, siç është gjyqësori.
Do ishte më e drejtë që ministrat e përfolur ta jepnin dorëheqjen vetë?
Kjo që thoni ju është në gjykimin e secilit ministër. Por në Shqipëri nëse do të angazhoheshin që të vinin dorëheqjen mbi tavolinë për të gjithë thashethemnajat e ditës. Nuk do të mbetej njeri në drejtim të institucionit qoftë dhe për disa muaj.
A lind domosdoshmëria e ndryshimit të qeverisë, e riciklimit të disa ministrave, kryesisht atyre që i shohim prej 7 vitesh në qeveri? Kjo ndonjëherë ka krijuar përshtypjen se PD-së i kanë mbaruar kualitetet...
Kjo është një temë që lind sa herë që vjen vjeshta, pastaj sa herë që fillon pranvera apo fillojnë sesionet parlamentare. Pikërisht se herë fillojnë debatet, nisin dhe debatet për ndryshimet në qeveri.
Atëherë, ju personalisht keni një koncept ndryshe nga të tjerët në këtë rast?
Sigurisht. Koncepti im është ky: natyrisht që kohëzgjatja në një mandat të drejtimit të një institucioni është gjithmonë për t’u konsideruar dhe për t’u parë sepse çdokush e merr një shkallë konsumimi nga ushtrimi i pushtetit dhe kjo është e vërtetë. Por unë nuk i konsideroj ndryshime në kuptimin real të fjalës ato që një ministër ikën dhe vjen një tjetër për efekt të aleancave, për efekt të disa lëvizjeve, për efekt se dikush ikën dhe transferohet në një funksion tjetër dhe zëvendësohet me një tjetër etj. Ndryshimi në qeverisje, apo ndryshim të emrave në kabinet do të konsideroja nëqoftëse platforma, programi ndryshon, atëherë mund të sjellë një grup individualitetesh të tjera, të një platforme. Sa kohë kemi të njëjtën platformë dhe të njëjtin program qeveritar, unë ndryshimet i quaj më tepër menaxhim të situatave që krijohen, të shkallës së përfaqësimit, të individualiteteve, të luftës së njerëzve për një karrierë më të lartë sesa një ndryshim që ka realitetin brenda për të sjellë një ndryshim të vërtetë të kabinetit qeveritar. Për shembull, kemi rastin e vendit fqinj: Greqia është përplasur në këto dy vite me nevoja dhe domosdoshmëri sepse është detyruar të ndryshojë politikat dhe programet e saj për efekt të mirëfunksionimit për të sjellë kabinete që mund të menaxhojnë situatën. Ne jemi në linjë normale të punës. Gjithsesi ngaqë e vë re që shtrohet gjithmonë kjo pyetje dhe njerëzit kanë prirjen dhe dëshirën që të japin, ka një gjë është thelbësore dhe është kushtetuese dhe është princip politik, mandatohet një kryeministër dhe është në kompetencën e tij kushtetuese që të riformatojë qeverinë. Të gjithë të tjerët flasin ose për ndonjë interes individual, ose për ndonjë inat apo ndonjë mllef por pa analiza dhe pa platforma konkrete se përse duhet të ndryshojë qeveria. Nëse ndryshohet një ministër tek një ministri, ky tjetri që vjen ka të njëjtën platformë, ka të njëjtat detyrime, ka të njëjtat reforma strukturore, ka të njëjtat detyrime që vijnë nga MSA, nga progres-raporti për t’i zbatuar. Po atëherë, ç’rëndësi ka emri?
Pse tejzgjaten në kohë zgjedhjet brenda PD-së për sekretariatin e ri të partisë në pushtet dhe a duhet të bëhen ndryshime të thella?
Për mua ka qenë e rëndësishme që u formatua kryesia e PD-së e cila mund të ishte formatuar në një kohë pak më të shpejtë. Për sekretariatin, them se një parti politike e cila fiton zgjedhjet, individualitetet e saj i çon në drejtim të institucioneve. Partia në një farë mënyre mbetet për t’u mbajtur dhe për t’u përgatitur dhe për të shkuar drejt fushatës tjetër. Natyrisht ndryshimet duhen bërë për t’i mandatuar ose për t’i rimandatuar disa prej tyre, por nuk përbën ndonjë shqetësim të madh. Dhe e kam ruajtur gjithmonë opinion se në vende si Shqipëria por dhe në vende të tjera, nuk mund të qeveriset me dy pole politike. Një pol i cili është adresuar pas fitores dhe forcës politike në drejtim të institucioneve, në drejtim të ekzekutivit dhe pastaj dhe një pol tjetër tek partia, të cilat pastaj fillojnë dhe bëjnë lojën e kungulleshkave.
Që tani po flitet për trashëgiminë politike të z.Berisha…
Në ç’kuptim?
Se kush do të jetë pasuesi i Berishës në PD..
Besoj se do të jetë kohë e gjatë…
Po shuani shpresat e aspirantëve në këtë rast?
Unë nuk mund t’i kthehem Dantes për të thënë që “Lini këtu të gjitha shpresat ju që keni hyrë këtu brenda”. Koha besoj se do të jetë ende e largët kur do të na duhet që të mendojmë seriozisht se kush do ta pasojë z.Berisha.
Sabri Godo ka hedhur idenë e të bërit President të z.Berisha. Si e konsideroni këtë?
Unë besoj se duhet marrë seriozisht deklara e z.Berisha se s’ka ndërmend asnjëherë që të bëhet President. Unë respektoj deklaratën e tij dhe nuk ka pse ta nxisim ne të tjerët që të bëhet sërish kryetar shteti. Ai e ka marrë vendimin e tij. Berisha është politikan i 20 viteve në Shqipëri dhe e di shumë mirë se çfarë thotë, dhe e di se çfarë bën. Këto janë debate që ose nuk kanë vlerë, ose shndërrohen në alarme false.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)