Fyle: Nga Beogradi presim përparim në dialogun me Prishtinën
BRUKSEL- Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkovic, ka njoftuar komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Europian Stefan Fyle për përparësinë e bisedimeve me kosovën, ndërkohë që në dhjetor vendi i tij pret statusin e kandidatit për anëtarësim në BE
Cvetkovic ka theksuar se se Beogradi është i hapur për dialog konstruktiv me Prishtinën, sidomos për “për zgjidhjen e problemeve praktike me rëndësi për qytetarët”, duke shfaqur bindjen se dialogu do të vazhdojë, raporton koha Ditore.
Komisioneri Fyle duke vlerësuar me nota pozitive përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit Europian, ka kërkuar nga Beogradi vazhdimin e implementimit të ligjeve të miratuara dhe arritjen e progresit në dialogun me Prishtinën.
(e.m/BalkanWeb)