E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjashte artiste sllovake ne Tirane

Ekspozita Slovak art juniors u cel dje ne galerine Kledio

Vijne per here te pare ne Shqiperi me nje ekspozite. Jane gjashte artiste te rinj nga Sllovakia te cilet celen dje ne mbremje ne galerine Kledio ekspoziten e perbashket Slovak art juniors. Tirana-Bratislava. Nen kujdesin e kuratores Nina Hanusova ekspozita percjell per dashamiresit punet e gjashte studenteve te Akademise se Arteve te Bukura dhe Dizajnit ne Bratislave. Sic edhe thote kuratorja ne katalogun e ekspozites pavaresisht se artistet e rinj nuk jane ne te njejtin vit dhe nuk i perkasin te njejtit departament punet e tyre jane teper te aferta ne menyra te ndryshme. Vlera qendrim teknike.... Ndoshta publiku edhe mund te hutohet paksa per shkak te rremujes qe gjendet e varur ne mure. Por ajo qe na bashkon te gjitheve ne eshte pikerisht ajo qe na ben te ndryshem. Eumlshte pikerisht fokusi yne ne kuptimin individual te perceptimit te gjerave shkruan me tej ajo. E ne fakt teknikat qe vijne ne kete ekspozite jane gjithashtu te ndryshme. Ato kalojne nga piktura ne grafike punime ne kompjuter filma te animuar litografi etj. Henrich Kimerling Andre Pezman Alexandra Kalisova Veronika Obertova Nina Hanusova dhe Petr Vcelka vijne ne Tirane me synimin per te sjelle me afer nje pjese te asaj cka ndodh sot ne kulturen sllovake. Artistet sllovake e konsiderojne kete piketakim te pare me Shqiperine si nje kontakt fillestar mes dy kulturave. Kuratorja Nina Hanusova thote se njekohesisht kjo ekspozite i adresohet edhe artisteve te rinj shqiptare. Slovak art juniors organizohet ne bashkepunim me ambasaden sllovake. Ajo do te qendroje e hapur deri me 15 nentor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›